Barcelona ka fituar përballë ekipit të Celta Vigo-s me rezultatin e thellë 3-0. Golat për ekipin e Martinos janë shënuar nga Neymar dopietë dhe Mesi.
Fitorja e ekipit të Barcelonës ishte e pritshme, pasi kundërshtari nuk pretendonte që të bënte surprizën, aq më tepër që katalanasit vinin pas fitores së të dielës që i ka motivuar akoma më shumë në luftën për titullin kampion në Spanjë.
Lajmi i keq për Barcelonën ka qenë dëmtimi i portierit Viktor Valdes, i cili sipas të gjitha gjasave do të mungojë për disa javë për ekipin katalanas.
Seria A
Në kampionatin italian të futbollit, Juventusi vazhdon serinë e fitoreve radhazi, këtë herë përballë ekipit të Parmës me rezultatin 2-1.
Golat për ekipin e Conte-s janë shënuar nga Tevez, ndërsa për ekipin e Parmës, golin e nderit e ka shënuar Molinaro.
Surprizë ka qenë fitorja e Milanit përballë Fiorentinës në transfertë 0-2 me golat e Mexes dhe Balotelit.
Napoli fitoi 2-4 përballë Katanias me dy golat e Zapatës, Calejon dhe Henrique.
Lazio humbet përballë ekipit të Xhenoas 2-0, ndërsa Atalanta vazhdon serinë e fitoreve, pas Interit ka mundur Livornon 2-0.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com