Fiton 40 milionë dollarë në llotari, por vendos të dhurojë gjithçka për bamirësi.
Tom Crist, 64-vjeçar, nga Calgary i Kandasë ka vendosur që të financojë luftën kundër tumorit, në kujtim të gruas së tij, që kishte vdekur disa kohë më parë e prekur nga kjo sëmundje.
Financimi i parë, prej 1,2 milionë dollarësh ka shkuar për Alberta Cancer Foundation, që mbledh fonde për Tom Baker Cancer Centre, ku ishte kuruar kohë më parë edhe gruaja e Crist, për sëmundjen që i mori jetën.
Fituesi i kësaj shume të madhe është një ish administrator i një shoqërie elektronike, tashmë i dalë në pension dhe zbuloi se kishte fituar llotarinë që në muajin maj të këtij viti, por e kishte mbajtur të fshehtë për shokët dhe të afërmit, derisa emri i tij u bë i ditur nga autoritetet e Western Canada Lottery Corporation.
Djali i tij Dallas, ka thënë se babai i tij është një njeri i thjeshtë, ndërsa vetë Crist, është shprehur se në jetë ka qenë shumë me fat, duke arritur rezultate të larta ekonomike edhe duke punuar vetë. Mund të duket e çuditshme, por ai u shpreh gjithashtu se nuk ka nevojë për para.
/Shqiptarja.com