Për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës me fillimin e vitit të ri në Bashkimin Evropian nuk lejohet të importohen më diamante dhe bizhuteri me diamante nga Rusia.
Kjo masë ju shtua sanksioneve të miratuara kundër Rusisë në dhjetor 2023 për shkak të luftës agresore kundër Ukrainës. Ky sansksion synon ta privojë qeverinë e Moskës nga një burim i rëndësishëm të ardhurash dhe në këtë mënyrë të kufizojë aftësitë e saj për të financuar luftën kundër Ukrainës.
Komisioni i BE-së kishte vlerësuar së fundmi se të ardhurat e Rusisë nga shitja e diamanteve shkojnë në rreth katër miliardë euro në vit.
Ripërtërtije e vazhdueshme e sanksioneve
Këshilli Evropian i ka zgjatur dhe shtuar herë pas here masat kufizuese ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së Federatës Ruse. Sanksionet, të cilat përtërihen çdo gjashtë muaj, përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh si tregtinë, financat, industrinë, teknologjinë, transportin dhe mallrat e luksit.
Kështu Këshilli Evropian ka vendosur p.sh. reduktimin dhe ndalimin e importit të gazit, të naftës apo të qymyrit nga Rusia, ndalimin e importit të prodhimeve ushqimore, pijeve alkoolike apo lëndës drusore dhe prodhimeve të drurit; ndalimin e anijeve ruse për t'u ankoruar në portet e BE-së dhe mjaft masa të tjera.
Sansksioneve kundër Fedreatës Ruse u janë bashkuar edhe mjaft vende jo anëtare të BE-së./ DW
K.M/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47
-
Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë
12 Mars, 08:14
-
Bisedimet SHBA-Ukrainë/ Zelensky pranon armëpushim 30-ditor me Rusinë, Uashingtoni i rikthen ndihmat! Trump: Do të flas me Putinin këtë javë
11 Mars, 15:54
-
Elon Musk: Ndërprerja e shërbimit në X, shkak sulmi me adresa IP nga zona e Ukrainës
10 Mars, 22:22
-
Zelensky në Arabinë Saudite për bisedime me princin e kurorës
10 Mars, 22:16
-
Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite
10 Mars, 22:10
-
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
10 Mars, 16:48
-
Rubio: Ukraina duhet të japë territore në çdo marrëveshje paqeje të mundshme! Rusia: Negociatat me SHBA-në do të jenë të gjata dhe të vështira
10 Mars, 16:23
Perse askush nuk thote se cili eshte humbesi gjer tani? Nordstrim gjunjezoi ose eleminoi industrine gjermane,si rrjedhoje europen. Sanksionet skane asnje ndikim per rusine,vetem europa po shkaterrohet,amerika gezon,pret te futemi ne ne lufte me rusin tani
Përgjigju