TIRANË- Fitorja e Giorgia Melonit në Itali do të ketë ndikime edhe të komuniteti i shqiptarëve atje. Gazetari shqiptar që punon për ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi dhe aktivistja shqiptare Geri Ballo tha se kjo fitore do të ketë pasoja negative te marrëveshja e pensioneve mes dy vendeve, si edhe procedurat e dhënies së nënshtetësive. Në një intervistë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Berberi dhe Ballo tha se janë të shqetësuar pasi mendojnë se pensionet nuk do jenë prioritet i qeverisë së re në Itali.

“Jam shumë e shqetësuar, ne kemi bërë një punë, por mund ta humbi, sepse mungon firma e delegatëve të 2 qeverive të formuar nga 2 kryenegociatorët e 2 palëve në Shqipëri, pro mungon firma dhe ratifikimi në parlament. Mbetet për t’u parë nëse do ketë vullnet që ta cojnë deri në fund apo jo, ne si komunitet do bëjmë cmos që kjo temë të jetë nga temat në axhendë, por nuk mund ta garantojë që kjo do të ndodhë”, tha Ballo.

“Ka një lloj shqetësimi edhe në BE, komuniteti shqiptar është një nga komunitet më të integruara, ka 400 mijë shqiptarë që presin nënshtetësinë italiane, nuk ka një mendim që kanë pasur më parë si protagonist të vjedhjeve.  Pensionet? Kur do kemi probleme ekonomike në vijim, pensionet për shqiptare do të jetë jo prioritet për qeverinë e Melonit”, u shpreh Berberi.

Në Shqipëri ka pasur një lloj ekzaltimi nga partitë opozitare, madje vetë Sali Berisha është shprehur se i njëjti rrugëtim do të ndodhë edhe në Shqipëri, por për Berberin dhe Ballon, 2 realitetet nuk kanë asnjë ngjashmëri.

“Fillim sinergjie mes partive të djathtës shqiptare dhe populiste në Europë, në vitet e fundit kam dëgjuar shumë ekspontentë duke filluar nga Sali Berisha, kundër Soros apo eksponentëve që janë protagonist të debatit ndërkombëtar që janë të njëjtat fraza që dëgjon nga Partia Republikane, është organizative apo idelogjike, do të shihet. Është një entuziazëm që nuk reflekton realitetit, elektorati Italian dhe sistemi politik është shumë i ndryshëm nga Shqipëria”, tha gazetari shqiptar.

“Janë shumë ndryshe, nga një këndvështrim shqiptar kuptohet entuziazmi se ato mundohen që të kenë referentët e tyre Europian dhe të ndjekin ide, parrulla apo propozime nga Europianët, por më duket shumë e sforcuar, vetëm të mendosh që e djathta që ka triumfuar në Itali rrjedh nga Partia Fashiste,. E ndërsa e jona ka totalisht një tjetër histori” , shtoi aktivistja.

Në fund, për Berberin teksa analizoi fushatën elektorale të Melonit, tha se fitorja e saj ka të bëjë më tepër me gabimet e partive të tjera.