Fitorja e Le Pen në Francë/ Burimi i kthehet Meçes: Nuk dua të dëgjoj emrin e Hitlerit, iki nga emisioni

Fitorja e së djathtës ekstreme në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, ka sjellë pikëpyetje të mëdha lidhur me të ardhmen e Europës, por edhe të Ballkanit.

Në ‘Studio Live’, analistët Genc Burimi dhe Arben Meçe komentuan për Arbër Hitajn se çfarë pritet të ndodh me integrimin e Shqipërisë pas fitores së Le Pen. Burimi e sheh me mjaft pesimizëm për vendin tonë fitoren e Le Pen, pasi ajo është kundër Kosovës dhe pro Serbe, e cila do të nxjerrë Francën nga zona shengen.

'Nuk ka gjasa bashkimi majta me Macron. Le Pen vjen për herë të parë në fuqi, ekstremi i djathtë  ose Franca hyn në qeveri teknike. Nuk është surprizë askënd që do fitonte Le Pen. Macron nuk është budalla, që i dha pjatancë Le Pen. Nuk e di pse e bëri. Është vendim që ka marrë brenda një nate. Ka më pak deputetë se ç’kishte. Nuk e di pse e bëri. Mos ka marrë një kërcënim nga Rusia?

Vetëm këtë mund të kem si arsyetim racional. Për Shqipërinë në BE, me Le Pen bëhet fjala as të mos udhëtosh më në BE. Ka një plan daljeje nga hapësira shengen. Nëse Le Pen bëhet presidente mund të nis protestë për çnjohjen e Kosovës. Asnjëherë nuk e ka fshehur që është pro ruse, anti shqiptare. Shpresojmë të mos ketë qeveri me mazhorancë absolute', tha Burimi.

Meçe shton se këto frikëra u përfolën edhe pas fitores së Melonit se djathtë ekstreme por realiteti politik është krejt tjetër.

'Kjo frikë u transmetua edhe kur ndodhën zgjedhjet në Itali kur fitoi Meloni. Nuk ndodhi asgjë. Në fushata elektorale, gjithmonë prodhojmë ekstremizma populiste, por realiteti është krejt tjetër. Të gjitha premtimet elektorale, procesi i BE është një proces që nuk mendoj se do prishet prej ardhjes së një grupimi politik. Në këtë plan do isha i rezervuar për të parë tashmë efektet e pritshme ardhjet e së djathtës në Francë, ekstremi', thekson Meçe. 

Burimi shton se Le Pen gjithashtu është anti islamike dhe Franca ka peshë në Europë ndryshe nga Italia.

'Partia e Le Pen është krijuar nga SS. Nuk mund të krahasohet me Meloni. Ka elementë nazistë. E pe si u përqesh Meloni kur 6 liderë europianë u mblodhën. Italia nuk vlen.  Franca dhe Gjermania shquhen. Është ksenofobe. E di ku do të shkoj. Është anti myslimane. Nuk është si Meloni. Por përballë ka dhe një parti ekstremiste të majtë. Sot francezët janë në një situatë ku duhet të zgjidhet mes murtajës dhe kolerës. Në këtë situatë na la Macron. Është shumë e rëndë kjo që po ndodh', nënvizon Burimi.

Më pas Meçe dhe Burimi patën një debat pas përmendjes së nazismit dhe figurës së Hitlerit.

Meçe: Çuditërisht lexoj testamentet e Hitlerit. Në themel kishte që lufta shpërthyer pasi kërkonte Europën e bashkuar ndërsa çifutët ishin kundër Europës së bashkuar. Dhe vijmë sot në një parti naziste, që na dalka kundër Europës së bashkuar. Teza e Hitlerit ka qenë Europë e bashkuar.

Burimi: Beson ti tezën e Hitlerit? Unë dal nga emisioni, nuk dua të dëgjoj emrin e Hitlerit. Hitleri paska thënë, je në metro?

Meçe: Do braktisësh emisionin ti. Ishit ju që thatë se partia e Melonit ka të instaluar neonazistë të tmerrshëm, kur instalohen pikëpamje naziste, kapa një element futen në mënyrë ilegale në politikën fraceze dhe fitojnë në raundin e parë. Sapo thatë që Le Pen që është parti islamofobe. Sot në botë të futesh pikëpamje raciste është në çdo konventë dënohesh penalisht. Megjithatë partia ka fituar në mënyrë legale për këto.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni