Fitorja e Nikoliç, Kuçi e Hyseni:
S'ndryshon asgjë për Kosovën

Fitorja e Nikoliç, Kuçi e Hyseni:<br />S'ndryshon asgjë për Kosovën
PRISHTINE- Nga analizat e para që vijnë nga Prishtina zgjedhja e Nikoliç në krye të Serbisë nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën.

“Kosova nuk ka pasur telashe asnjëherë me liderët e Serbisë, por ajo është ballafaquar me sovranitetin e saj karshi Kosovës. Ai ka thënë se presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliç, është zgjedhje e qytetarëve serb. Fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet politike në Serbi.” deklaroi sot zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, raportojnë mediat kosovare.

Ish-ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, thotë se nuk duhet të jetë prioritet dhe as shqetësim i Kosovës se kush është president i Serbisë.
“Nuk e besoj që karshi Kosovës do të ketë ndonjë ndryshim substancial në qasje, sepse bindja ime gjithherë ka qenë që presidenti Tadiç ka qenë evropian në Bruksel, por në Beograd dhe në Ballkan ka qenë ka qenë shumë ballkanas. Sidomos karshi Kosovës ka qenë po aq ballkanas sa edhe pararendësi i tij, me një dallim të vogël që ky nuk i ka përdorë armët, ndërkaq ai që ka shkuar i ka përdorur edhe armët kundër Kosovës.

“Unë nuk dua të paragjykoj që Kosova do ta ketë shumë më vështirë me këtë apo atë president sepse se çfarë do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë, varet në rend të parë nga vet Kosova”, tha Hyseni citon europa e lirë.

Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikoliç tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici

'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici