Fitorja e parë e kombëtares në kualifikueset ‘Euro 2024’, Sylvinho: Shumë i kënaqur nga skuadra, mund të arrijmë objektivin e madh

Fitorja e parë e kombëtares në kualifikueset ‘Euro 2024’, Sylvinho: Shumë i kënaqur nga skuadra, mund të arrijmë objektivin e madh

Sylvinho

Mbrëmjen e djeshme, kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024” me anë të dy golave të shënuar nga Jasir Asani në minutën 52 dhe Nedim Bajrami në minutën 76 në stadiumin ‘Air Albania’ përballë Moldavisë.

Në një intervistë të dhënë për ‘supersport’, trajneri brazilian i kombëtares Sylvinho pranoi se ishte në ankth dhe kishte emocione për shkak se ishte ndeshja e tij e parë në ‘Air Albania’ që prej se ka marrë drejtimin e skuadrës.

“Ishte një debutim shumë i mirë, pasi ishte shumë e rëndësishme të fitonim në shtëpi. Isha në ankth, pasi 5 orë para ndeshjes më thanë se stadiumi do të ishte i mbushur plot dhe kisha emocione. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, pasi bëri shumë mirë. I kisha paralajmëruar që do të ishte ndeshje e vështirë, por ata bënë shumë mirë në fushë”, tha ai.

Ndërsa e cilësoi si një nisje shumë të rëndësishme fitoren ndaj Moldavisë, gjë që sipas tij do t’u japë lojtarëve besim për të arritur një objektiv më të madh.

“Kjo është një pikënisje dhe është e rëndësishme që t’u japim lojtarëve të kuptojnë se mund të arrijmë një objektiv të madh. Ne jemi një dhe kemi një mundësi të vetme për të arritur objektivin, që është puna në fushë dhe rezultatet. Kjo është mundësia e vetme”, shtoi trajneri brazilian.

Pas tre ditësh kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim ndaj Ishujve Faroe. Sylvinho u pyet nëse do të jetë formacioni i njëjtë edhe në atë ndeshje, por tha se si fillim duhet të shihet gjendja e lojtarëve të cilët u angazhuan shumë mbrëmjen e djeshme.

“Duhet të kuptojmë nesër se si është gjendja e lojtarëve, pasi sot ishte një ndeshje shumë impenjative. Nuk e di. Duhet të shohim shumë aspekte dhe do të vendosim. Kemi pasur një ndryshim në skemë sot, pasi luajtëm 4-2-3-1”, deklaroi 49-vjeçari.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë