Fitorja e Tsipras, Tavo e Civici te '5
Pyetjet':Greqia të dalë nga Eurozona
Editorial/ Pse 'votova' kundër Tsipras

TIRANË - Zgjedhjet e parakohshme në Greqi dhe se çfarë do të ndodhë me shtetin helen pas fitores së SYRIZA-s ishin në qendër të të emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” në ekranin e televizionit A1 Report, ku të ftuar ishin deputeti i LSI, Vangjel Tavo dhe Ardian Civici.
 
Dy të ftuarit kanë dhënë pikëpamjet e tyre për ndryshimet politike, por edhe ekonomike që do të ketë Greqia pas këtyre zgjedhjeve.
 
Rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, deputeti Tavo e argumenton me pakënaqësinë e akumuluar të grekëve nga qeveritë, nga politika e ndjekur nga masat shtrënguese.
 
“Ka pasur dhe një zhgënjim nga premtimet elektorale. Këto sollën një tkurrje të PASOK dhe Demokracisë së Re. Kjo është një votë reagimi që vjen nga dëshpërimi për masat shtrënguese.”- tha Tavo.
 
Profesori i Ekonomisë, Ardian Civici duke folur për aspektin ekonomik, sjell në kujtesë edhe shkaqet që çuan Greqinë në krizën ekonomike.
 
“Zhvillimi i Greqisë erdhi kur u fut në BE, por Greqia shpenzonte 3 herë se prodhonte. Shumë favore si pensionet apo rroga e 13 ishin më shumë se ajo çfarë mbante. Por erdhi një moment kur Greqia u gjet në një fakt ku u shpallë kriza e të kërkonte ndihmë. BE nuk veproi i vetëm për krizën, por bashkëpunoi me FMN dhe BQE.”- tha Civici.
 
Ndërsa deklaratën e mbrëmshme të liderit të SYRIZA, Aleksis Tsipras, se “Trojka vdiq” Tavo shprehet se mund të ketë pasur për kushtet që i janë vendosur Greqisë.

te ftuar
 
Lidhur me deklaratën e Tsipras, Civici thekson se Greqia duhet të negociojë.
 
“Ndryshimi nga euro në Dhrami mund të ndikojë në një gjendje më të mirë të brendshme, por nuk ulet borxhi i cili do të paguhet po në euro.”- tha Civici i cili shtoi se Një drejtues i Bankës Evropiane është shprehur se “Do të negociojmë në shkurt me Greqinë, pasi në mars mund të mos ketë paratë për të paguar  administratën.”
 
 
Ndërsa Tavo shtoi se nëse do të shihet interesi afatshkurtër, zgjidhja është dalja nga BE, por nëse do të shihet në  interesa afatgjatë zgjidhja është qëndrimi.
 
 
Mos shlyerja e borxhit sipas Ardian Civicit do të krijonte një precedent që mund të sillte në pushtet forcat ekstremiste në shumë vende evropiane.
 
“Edhe vende të tjera në Evropë kanë marrë borxh dhe mund të krijojë një precedent që mund të sjellin në pushtete ekstremistët e majtë apo të djathtë.”- tha Civici, duke shtuar se nga ky vit në Greqi mund të fillonte rritja ekonomike.
 
Rënien në nivele thuajse të papërfillshme të një prej partive më të vjetra  greke si PASOK, Tavo e lidh kryesisht me fragmentezimin e kësaj partie.
 
“Fragmentimi i PASOK në forca të tjera të majta po t’i mbledhësh të gjitha përbëjnë 17 % të votave”- tha Tavo.
 
Por si do të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas këtyre zgjedhjeve? 
“Përsa i përket marrëdhënieve besoj se do të shkojnë shumë më mirë. Një pjesë e mirë të anëtarësimit të SYRIZA-s janë shqiptarë. Ka një politikë shumë më pozitive në raport me trajtimin e Shqiptarëve.”- tha Tavo.
 
“Nëse Greqia do të arrijë një marrëveshje të reja do të ketë një stabilizim social. Shqipëria e interesuar që Greqia të shkojë drejt normalizimit” –tha Civici.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit