Në Beograd pas përfundimit me fitore të ndeshjes së shumëpërfolur me Shqipërinë kanë nisur festimet. Në sheshet kryesore kanë dalë qindra të rinj me flamuj në festë për një fitore të tillë në tokën shqiptare.
Edhe titujt e mediave serbe kanë ngritur lartë kombëtaren e tyre, e sidomos kur bëhet fjalë për fitore. E përditshmja kurir shkruan se “Serbija fiton në Shqipëri, Golat e Kolarov dhe Ljajic godasin Shqipërinë”. “Serbia hedh në nokaut Shqipërinë”, shkruan e përditshmja tjetër serbe Blic.
“Shqiponjat serbe dominuan në Elbasan Arena. Urime”, shkruan ALO. Përveç helozheve që i bëjnë mediat serbe kombëtares së tyre, në pak rreshta përmendet situate e qetë në të cilën u zhvillua ndeshja në stadiumin e Elbasanit, ku mbi të gjitha në fushë fitoi skudra që ishte më e mirë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO