Fitorja historike me Rumaninë, 
mediat e huaja ‘flasin shqip’

Fitorja historike me Rumaninë, <br />mediat e huaja ‘flasin shqip’
Kjo fitore ka bërë që emri ‘Shqipëri’ të lakohet në gjithë Europën. 
Fitorja historike e kombëtares shqiptare me Rumaninë ka gjetur pasqyrim dhe në mediat botërore. 

Prestigjozja spanjolle ‘Marca’ shkruan se Shqipëria ka nënshkruar historinë. 
Ndërkohë 'The Guardian' ka vënë në qendër sulmuesin shqiptar, autorin e golit të fitores në minutën e 44 duke thënë se ”Armando Sadiku bëri që Shqipëria të shkruajë historinë me Rumaninë". 

Por jo vetëm. Nga ana tjetër sipas Corriera Della Serra trajneri i Shqipërisë Giani De Biasi e ka pritur golin nga Armando Sadiku. “Euro 2016’, Rumani- Shqipëri, 0-1, Sadiku gol, De Biasi e priste” raporton gazeta italiane. 

‘Franca vulos fitoren në grupin ndërkohë që Shqipëria shokoi Rumani’ kështu i ka komentuar Euronews dy ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të vlefshme në grupim A. 

corriere

marca

media e huaja

mediat e huaja

mediat




Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë