Kristjan Asllani është futbollisti i Inter me kontratë afatgjatë. Shqiptari luajti dje në fitoren që zikaltërit morën kundër Milanit në derbi, me klauzolën e huazimit që nuk është më në fuqi.
Me fitoren ndaj Milanit, tashmë do të aktivizohet opsioni i përhershëm në marrëveshjen e Asllanit. Akordi përfshinte blerjen e lojtarit nga Interi pas fitimit të pikës së parë në muajin shkurt.
Asllani nënshkroi me Interin në verën e 2022 duke lënë Empolin për një tarifë huazimi prej 4 milionë eurosh dhe tani do të bashkohet përgjithmonë për 10 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse.
Komento