‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu

Nelson Hysa është boksieri i parë shqiptar, i cili me ftesë të promotorit të famshëm Frenk Ëarren, më 8 shkurt do të grushtojë në ‘Riadh Season’ në arenën e madhe të Manchesterit në Angli.

“Kjo është qershia mbi tortë, mbi 20 vite karrierë që punojmë për të shkuar në këto nivele. Faleminderit Zotit, punës, stafit tim me në krye trajnerin Zef Gjoni. Brigjet Seitajn. Është emocionuese që tani e jo më kur të shkojmë atje,”-u shpreh boksieri Nelson Hysa.

40-vjeçari shqiptar përballë do të ketë boksierin e Maqedonisë së Veriut Toshe Cvetkov, i cili në 12 ndeshje në boksin profesionist ka po kaq fitore, 9 prej të cilave kanë ardhur me nokaut.

“E vlerësoj kundërshtarin. E kam parë duke boksuar. Është një ndër boksierët e mirë që ka Europa. 12 me 0 e ka rekordin ndërsa unë jam 19 me 0. Shkojmë ti japim njëri-tjetrit humbjen e parë. Shpresoj që ne të kthehemi në shtëpi pa asnjë humbje dhe për të, të jetë ndryshe (qesh),”-tha Hysa.

Kundërshtari i Hysës në peshat e rënda, 33-vjeçari Cvetkov, para ndeshjes ka deklaruar që fitoren ndaj shqiptarit do ta marrë për popullin maqedonas.

“Mos t’i bëjmë gjërat që kaq të mëdha, mos të merremi me shtete. Dihet se si janë shpitarët, ne jemi populli më i zjarrtë në botë përsa i përket tifozërisë. Nëse ka kërkuar kështu, unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që janë në Angli të mblidhen e të na mbështesin më 8 shkurt në Manchester, në CO-OP Arena, që ti tregojmë botës dhe këtij kundërshtari, që nëse nuk e kanë kuptuar, ta shohin kush janë shqiptarët,”-u shpreh boksieri shqiptar.

Në CO-OP të Manchesterit, që është një nga arenat më të mëdha të boksit në botë me rreth 25 mijë tifozë, Nelson Hysa do të duhet të mbrojë titullit ËBO, ndërsa aktiviteti është emëruar ‘The Last Dance’, shqip ‘kërcimi i fundit’.

Ne.k./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!