PRISHTINE- Diplomatët europianë në Kosovë insistojnë që dialogu për veriun të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasadori francez në Prishtinë Jean-François Fitou, ka deklaruar për KTV se dialogu për veriun duhet të nisë sa më shpejt, sapo të arrihet një kompromis mes qeverisë dhe qytetarëve në veri të vendit. Për ambasadorin francez Serbia duhet të jetë palë në bisedime. Diplomati francez nuk kushtëzon bisedimet me pjesëmarrjen e partive opozitare në Kosovë.
Dy ditë më parë partitë e opozitës në Kosovë kundërshtuan idenë që të jenë pjesë e ekipit qeveritar ose edhe në ndonjë qeveri teknike kur është fjala për dialogun e veriut. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Dy ditë më parë partitë e opozitës në Kosovë kundërshtuan idenë që të jenë pjesë e ekipit qeveritar ose edhe në ndonjë qeveri teknike kur është fjala për dialogun e veriut. (ns/shqiptarja.com)










