Fituesi i çmimit nobel. Paul Krugman i cilëson çmenduari kërkesën e BE-së për Greqinë dhe akuzon Gjermaninë se po vret projektin evropian.

Në një shkrim të publikuar në New York Times, Krugman thotë se kërkesat e Gjermanisë për Greqinë janë “ndëshkuese” dhe ngre pikëpyetjen: Kush do ta besojë qëllimin e mirë të Gjermanisë pas kësaj?”

Krugman, i cili është një mbështetës i Evropës dhe kritik i masave shtrënguese, i cilëson kërkesat evropian si “çmenduri”.

“Është një ofertë që prezomohej që Greqia nuk mund ta pranonte. Është një tradhti groteske e gjithçkaje mbi të cilën duhet të qëndronte projekti evropian”, shkruan ekonomisti i njohur.

Krugman ka postuar një Twitter hashtag-un #ThisIsACoup (Ky është grusht shteti), që ka dominuar rrjetet sociale në shenjë proteste ndaj reformave të kërkuara nga Greqia.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)