Nga viti 2015 fituesi i Europa Leagues automatikisht do të kualifikohet për Champions League, duke mos i penguar edhe ekipit që zë vendin e katërt në ligë, pozicion që çon në kualifikime për Champions.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë mundësi që të përsëritet sezoni i kaluar, kur Tottenhami arriti vendin e katërt mirëpo u kualifikua për në Europa League pasi Chelsea u kualifikua për Champions shkaku që ishte fitues i saj.

“Ne duhet të bëjmë diçka që t`i japë një shtytje Evropa Leagues dhe mendoj se fituesi i saj do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Champions Leagues”, ka thënë sekretari i UEFA-s, Gianni Infantino.

“Kjo do të vendoset në kongresin që do të mbahet sot. Kurse ndryshimi i ri pritet të fillojë nga viti 2015”.



d.b/shqiptarja.com