PRISHTINË - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Bruksel, i ftuar nga Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton. Vizita vjen një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i rekomanduan KiE-s dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë duke vlerësuar se marrëveshja Prishtinë-Beograd për përfaqësimin rajonal të Kosovës ishte një sukses. Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Hashim Thaçi do të pritet nga baronesha Catherine Ashton, komisioneri i BE-së për Zgjerim, Štefan Füle, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Janša.
Nesër më 1 mars nis edhe samiti i Këshillit të Europës kur pritet të formalizohet edhe vendimi i BE-së për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat.

(aq/shqiptarja.com)