Aktori kosovar, Çun Lajçi, ka përlotur shumë zemra me dedikimin e tij për vajzën e gjetur të vdekur sot në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Aktori i ka kushtuar disa vargje tepër prekëse vajzës së ndjerë, e cila dyshohet të jetë ndarë nga jeta nga mbidoza.
/Shqiptarja.com
Këto janë vargjet e Lajçit:
A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.
d.c./shqiptarja.com











