Fjala e deputetes së PD
Albina Deda, në Kuvend

Fjala e deputetes së PD<br />Albina Deda, në Kuvend
I nderuar Kryetar i Kuvendit
Të nderuar deputetë.
Duke u nisur nga programi i paraqitur nga z. Rama, shpreh këtu para jush, arsyet pse ky program nuk mund të quhet program dhe kjo qeveri përfaqësuese.
1. Qeveria përbëhet nga ministra pa përvojë dhe që nuk përfaqësojnë Partinë Socialiste në tërësi.
2. Struktura e qeverisë së re është realizuar pa asnjë analizë paraprake,
3. Nuk jepet asnjë gjykim profesional për të përputhur objektivat në program me strukturën e qeverisë.
4. Copëzimi i qeverisë më shumë duket një orvatje për të kënaqur orekset e partenreve në koalicion;
5. Qeveria është e madhe, e kushtueshme për tatimpaguesit shqiptarë dhe do të rezultojë jo efikase e jo funksionale.
Përbërja e Qeverisë
1.Qeveri tërësisht klienteliste
2.Qeveri me individë pa asnjë experience ,
Euforik e triumfalist, ndërkohë që Partia Socialiste është rrudhur në mandate dhe ka mbetur e njëjtë në përqindje të votave.
Negativist e nihilist në përshkrimin e gjëndjes, ndërkohë që arritjet janë të shënueshme dhe të prekshme dhe përkrah ka një aleat që nuk mohon arritjet e saj në qeverisjen e përbashkët me Partinë Demokratike
Demagogjik, flet për liri të konkurencës sipas meritës ndërkohë që grupi i deputetëve dhe kabineti i tij janë ndërtuar mbi baza tërësisht klienteliste dhe nepotiste
Është herë e parë që nuk paraqitet në formën e një programi me të gjithë tiparet e një programi qeverie sepse:
Nga përmbajtja dokumenti është vecse një amalgamë deshirash, shumica të huazuara nga parti të ekstremit të majtë;
Mungojnë objektivat e qartë, drejtimet per arritjen e tyre, planet e kalendarët e veprimit dhe indikatoret për matjen e perfomancës së realizimit të tyre;
Në shumë raste dokumenti ka detajime të tepruara të marra me copy and paste nga dokumentat strategjikë të përpunuara nga qeveria Berisha me partneret ndërkombëtare, madje një pjesë e tyre janë tashmë të realizuara;
Në disa raste për cështje të rëndësishme të tilla si modeli ekonomik, Kryeministri bën pyetje retorike dhe nuk jep asnje përgjigje, duke i ngjasuar më shumë një Memoje të një ndihmësi sesa një programi qeverisës;
Mungojnë llogaritë konkrete ekonomiko-financiare sepse mesa duket lista e dëshirave është aq e gjatë sa është e pamundur të realizohet përmes mundësive dhe kapaciteteve ekzistuese;
Nga pikëpamja e formës dokumenti është heterogjen dhe i mbushur në masë shumë të madhe nga retorike boshe dhe në shumë raste pakuptim.
Dokumenti është disporporcional edhe përsa i përket raporti të përmbajtjes me formën, nga 80 faqe ,20 faqe i zënë fotot dhe karakteristikat e ministrave, 14 faqe i zënë faqet dekorative me ngjyrë të kuqe dhe faqet me nje titull.
Qytetarëve ju tha se është përgatitur programi i 100 ditëve të para si dhe një program 300 ditor, por nuk u përmendën asnjë prej këtyre dy programeve të premtuara.
Premtimet jane pa afat, pa buxhet, pa kosto:
U fol për taksën progresiste po pa treguar asnje detaj dhe asnje afat kohor për vendosjen e saj. Dhe sa I kushton kjo shoqërisë dhe si do mbulohet kjo kosto.
U fol për hapjen e 300 mijë vendeve të punës pa treguar sesi do të realizohet, me cfare mjetesh financiare dhe pa asnje kalendar kohor të veprimeve.
U tha se shëndetësia do jetë falas dhe do mbulohet nga taksimi i përgjithshëm por nuk u tha sa është fatura dhe si do të paguhet dhe më e rendësishmja që prisnin qytetarët, kur do të fillojë te jetë falas shëndetësia?
U tha se legalizimet do të jenë falas, por pa treguar sa kushton kjo, si dhe kush do ta paguajë?
U tha se taksat do ulen për 95% të shqiptarëve por pa treguar se kujt, si, sa dhe kur?
U tha se tatimi mbi vleren e shtuar do hiqet për energjinë dhe shportën e ushqimeve bazë por pa thënë se kur, si, sa kushton dhe si do të paguhet?
Dhjetëra premtime të tjera si pagesa e dëmshpërblimit të të persekutuarve brenda dy vitesh, pagesa e punonjësve të policisë etj u fshinë plotësisht nga programi i paraqitur.
 
Disa ndryshime te konstatuara mes premtimeve elektorale dhe programit te paraqitur ne Kuvend
1-Ne fushate, Rama tha se do ta heqe, do te beje 0, TVSH-ne per 5 ushqimet baze, cka do te sillte ulje te cmimit per keto ushqime, ne program shkruhet se do te pergjysmohet kjo TVSH
 
2-Ne fushate, ai premtoi ulje te TVSH per energjine per konsumin familjar, nga 20% ne 6%, ne program thote, do te kemi ulje te TVSH per pjesen e domosdoshme te furnizimit me energji elektrike per konsumatoret e varfer familjare.
 
3-Kur flet per bujqesine, thote se do te heqe akcizen e naftes, por nuk e permend taksen e qarkullimit. Ne fushate ka thene se do ta heqe edhe taksen e qarkullimit dhe se do ta ule çmimin e naftes per bujqesine me 35%, tani ne program nuk e permend me sasine e uljes se cmimit, pra me sa do e ule cmimin e naftes?
 
4-Ne fushate ka premtuar pergjysmim te TVSH per farerat dhe fidanet, tani ne program, termi pergjysmim, eshte zevendesuar me reduktim
 
5-Ne program thuhet se do te hiqet taksa e biznesit te vogel dhe do te reduktohet tatimi mbi fitimin per kete biznes brenda vitit te ardhshem, ndersa ne fushate Rama ka thene se brenda 100 diteve te para do te heqe taksen e biznesit te vogel dhe do te pergjysmoje tatimin mbi fitimin
 
6-Flet per minierat ne program, por asgje per statusin e minatorit, aq shume te premtuar nga rama, per ulje te moshes se pensionit dhe sigurine e kushteve te punes
 
7-Nuk ka nje program te detajuar per kryepremtimin e tij per taksen e quajtur te ndershme, se si mesuesit, infermieret e te gjithe rrogetaret e ketij niveli, te arrijne te kursejne cdo muaj te pakten 40 mije leke, thjesht prej takses se tij te ndershme.
 
8-Ne fushate premtoi se cdo institucion do te punesoje nje person me aftesi te kufizuar, ne program thote do te mundesoje rritje te aksesit per punesim te personave me aftesi te kufizuar
 
9-Ne fushate premtoi shtepi dhe pune per grate e policeve te vrare, dhe edukim falas per femijet, ne program thote perkujdesje shteterore te posacme per familjet e policeve te vrare
 
10-Ne program flitet per permiresim te trajtimit financiar te policeve, por jo ne terma konkrete, ne fushate eshte premtuar nje shkalle fikse pagash qe niste nga grada me e ulet 500 mije leke te vjetra, deri tek 1 milione e gjysem per gradat e larta.
 
Perballe demagogjise elektorale te maxhorances aktuale qendrojne fuqishem arritjet e qeverise BERISHA te cilat jane te dukshme. Jemi deshmitare te investimeve te jashtezakonshme ne gjithe shqiperine. Po permend vetem investimet e qeverise Berisha, ne qarkun e Lezhes te cilat tregojne per seriozitetin dhe fjalen e mbajtur prej saj.
 
Qarku  Investime ne shkolla   Ambulanca      Qendra shendetesore dhe spitale        Km rruge         Ujesjellesa dhe kanalizime       Ujerat e zeza
Qarku total      78        57        25 ( + spitale)  Mbi 750           23        11
Lezha  37        19        6          Mbi 400           15        3
Kurbin 23        10        5          Mbi 190           5          3
Mirdite            18        28        10        Mbi 160           3          5
Ne qender te politikes se qeverisjes se partise demokratike ka qene dhe trajtimi i ceshtjeve sociale, barazise gjinore dhe reformes ne sherbimin shendetesor.
Nderkohe ne programin e ofruar nga qeveria aktuale nuk flitet qarte per to se si do te realizohen dhe sa do ti kushtoje buxhetit te shtetit.
Në Shqipëri, varfëria u zvogëlua nga 18.5% në 12.4%, ndërkohë që varfëria ekstreme është ulur me gati tri here. Në 2005 ishte 3.5 %, sot është 1.2%.
Zbutja e varfërsisë dhe mbrojta e grupeve të rrezikuara kanë qenë në vitet e fundit, në qendër të politikave kombëtare të zhvillimit. Ulja e varfërisë është shoqëruar edhe me ngushtim të diferencave midis rajoneve dhe është shoqëruar me një rënie më të shpejtë të shkallës së varfërisë rurale me rreth 47% ne 2008 në krahasim me vitin 2005.
20,000 familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike. Në 2005 ishin 120,000 familje – sot jane më pak se 100,000.
U dyfishua fondi për ndihmën ekonomike. Ishte 3.2 miliardë lekë- sot është 4.4 miliardë. Familjet në skemë ekonomike sot marrin 8.000 lekë/muaj. Në 2005 kjo pagesë ishte 6.500 lekë në muaj.
 
Pensionet
Pensioni minimal i fshatit është mbidyfishuar, nga 3.430 lekë në muaj, në 8.731 lekë.
Pensioni minimal i qytetit është rritur 59%, nga 7.850 lekë sot është 13.712 lekë.
 
Personat me aftësi të kufizuar (PAK)
Fondet buxhetore për PAK dhe kujdestarët janë rritur me 50 %, nga 6.1 miliardë lekë në 2005, në 13 miliardë lekë në 2012. Ishin 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarë që mbështeteshin me pagesa , aktualisht janë 147 mijë.
Pagesa e aftësisë së kufizuar për të verbërit dhe kujdestaret e tyre në vitin 2012 është rritur mesatarisht 35% krahasuar me vitin 2007. Në vitin 2005, 500 të verbër dhe kujdestarë paguheshin me 6.800 lekë në muaj ndërsa në vitin 2012 mbi 16.000 të verbër dhe kujdestarë, paguhen me 10.900 lekë në muaj.
Për paraplegjikë dhe tetraplegjikë, për vitet 2007-2012, rritja është rreth 18%, ndërsa për kujdestaret e tyre, rritja e pagesave është me 25%. (Shteti paguan edhe sigurimet shoqerore per keto kategori). Në vitin 2005, 1 400 para-tetraplegjik dhe kujdestare paguheshin me 6.800 lekë në muaj, ndërsa në vitin 2012 mbi 12 mijë para-tetraplegjik dhe kujdestare paguhen me 9.500 lekë në muaj.
Në vitin 2005 pagesa e veçantë për paketën higjeno-sanitare ishte 0, gjatë tre viteve të fundit është 16.000 lekë në muaj.
Reforma e shërbimeve sociale ka inicuar transformimin e institucioneve të përkujdesit shoqëror dhe krijimin e shërbimeve alternative.
80 familje ofrojnë shërbimin e kujdestarisë për 100 fëmijë. Paketa e ofruar nga buxheti i shtetit është 9.000 lekë në muaj për çdo familje kujdestare dhe 25.000 lekë paketë shërbimesh vjetore për shpenzime shkollore, veshmbathje dhe dentare.
Gjatë tre viteve të fundit janë transformuar 5 institucione të përkujdesit shoqëror, ku ofrohen shërbime bashkohore të tipologjise shtëpi-familje, për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara. Vetëm në 2012 u rikonstruktuan dy qëndra kombëtare në Tiranë: Shtëpia e të Moshuarve dhe Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”. Në këto qëndra kanë përfituar përkujdesje 40 femijë dhe 40 të moshuar.
Papunësia në vitin 2005 ishte 14.1% në 2012 ishte 13.3 %.
Ulja e papunësisë me 0.8%. Numri I të papunëve të rregjistruar në vitin 2005 ishte 153.300 persona, në fund të vitit 2012 ishte rreth 141.821
Programet e formimit profesional
Qeveria dyfishoi buxhetin për programet e formimit profesional.
60 mijë punëkërkues kanë përfituar programe të formimit profesional. (2005-2012) Rreth 40% janë punësuar pas formimit. 120 mijë të tjerë kanë marrë shërbim ndërmjetësimi për pune.
Në 2012, 400 shtetas shqiptarë përfituan nga aplikimi i Marrëveshjes së punësimit me Italinë. U riaktivizua Marrëveshja e Punësimit me Gjermaninë. Këtë vit, po ashtu, u negociuan marrëveshje punësimi me Kosovën, Katarin dhe Qipron.
Janë negociuar marreveshje me vendet e BE, me Belgjikën, Rumaninë, Maqedoninë, Luksenburgun, Hungarinë dhe Çekinë për sigurimet shoqërore të shtetasve shqiptarë që emigrojnë në kë to vende
Paga minimale
Paga minimale është dyfishuar. Sot është 22.000 lekë , në 2005 ishte 11.800 lekë. Paga minimale në Shqipëri është më e madhe se në Kosovë, Maqedoni.
Në sektorin privat, 200.000 punonjës përfitojnë nga rritja e pagës minimale. Në sektorin publik përfitojnë 16 mijë punonjësve.
 
Të drejtat e fëmijëve
Eshtë hartuar legjislacioni i plotë në përputhje me dokumentat ndërkombëtarë dhe me legjislacionin e BE-së.
Është ngritur Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
Në 12 qarqet e vendit janë ngritur Njësitë për të Drejtat e Fëmijëve dhe në 100 njësi të qeverisjes vendore janë ngritur Njësitë për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve.
Për vitin 2012, Njësitë për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve kanë mbështetur me ndihmë rreth 1000 fëmijë në rrezik. Sipas problematikave janë trajtuar fëmijë në gjendje të vështirë ekonomike, të abuzuar, fëmijë që nuk ndjekin apo kanë braktisur shkollën, fëmijë që punojnë apo lypin në rrugë, të braktisur nga prindërit, fëmijë të paregjistruar etj
Barazia Gjinore & Dhuna në Familje
2005- 2012. Plotësohet kuadri ligjor dhe nënligjor në fushën e barazisë gjinore dhe ngrihet rrjeti institucional për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave. Në cdo ministri dhe bashki ka nëpunës gjinorë dhe pika kontakti .
Në Kodin zgjedhor sanksionohet kuota gjinore prej 30%. Rritet përfaqësim i gruas në politikë dhe vendimmarrje. Gjatë kësaj periudhe gratë janë zgjedhur në pozicione kyce vendimarrëse si Kryetare e Kuvendit, deputete, Kryetare e Gjykatës së Lartë, Ministre, Prokurore e Përgjithshme, Kryetare e KQZ dhe Kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.
Sot 65 % e punonjësve të administratës janë gra dhe vajza. Në vitin 2005 në administratë punonin 57% e grave dhe vajzave. Sot gratë dhe vajzat mbajnë 42 % të posteve në nivel të mesëm drejtues dhe 25 % të posteve në nivel të lartë drejtues.
Është rritur me 13.6 % pjesëmarrja e grave në forcat e armatosuara.
Nisma kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
Në vitin 2012, në ndryshimet e Kodit Penal, për herë të parë, dhuna në familje, parashikohet si vepër penale dhe dënohet si e tillë.
2011- U ngrit strehëza e parë kombëtare për Viktimat e Dhunës në Familje, ku deri tani kanë përfituar shërbime dhe këshillime, 70 viktima të dhunës në familje, përfshirë dhe fëmijë.
2011- Nisi procesi i ngritjes së Mekanizmave Kombëtare të referimit të Rasteve të Dhunës në Familje. Ky sistem është ngritur në 24 bashki të vendit.
2008-2012- 10,000 profesionistë të drejtësisë, policisë, shkollës së magjistraturës, arsimit, administratës publike, shëndetësisë, kanë ndjekur trajnime të dedikuara për barazinë gjinore dhe dhunën në familje. Zhvillimi i përvitshëm i fushatave sensibilizuese për barazinë gjinore dhe dhunën në familje ka sjellë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe strukturave përgjegjëse.
Është rritur numri i denoncimeve të dhunës në familje. Në 2008 kishte 822 raste të raportuara, në 2012 , numri i denoncimeve është 2526. Kërkesë padi për lëshimin e Urdhërave Mbrojtës në 2008 kanë qënë 224 dhe në vitin 2012 janë pregatitur 1562 kërkesa. (Faktorët e rritjes së denoncimeve të dhunës në familje lidhen me ndërgjegjësimin e opinionit rreth fenomentit, rritja e besimit tek institucionet që ofrojnë siguri dhe shërbime për të mbijetuarat e dhunës).
Personat me aftësi të kufizuar
Gjatë periudhes 2007-2012 janë bërë përmirësime të kuadrit ligjor ekzistues për PAK si dhe janë ndërmarrë politika të reja të cilat kanë sjellë si rezultat zgjerimin e kategorive dhe rritjen e pagesave të PAK. Në 2012, u ratifikua Konventa e OKB “Për të Drejtat e PAK” që siguron të drejta më të mëdha për këtë kategori dhe parashikon trajtimin e paaftësisë, jo thjesht nga këndvështrimi mjekësor, por edhe ai social.
Nga viti 2006 deri në vitin 2012, Qeveria ka akorduar 1.5 miliardë lekë për rikonstruksionin dhe përmirësimin e shërbimeve në 28 Institucionet e Përkujdesit Social, ku ofrohen shërbime për: fëmijë, persona me aftësi të kufizuar, të moshuar,viktima të dhunës në familje dhe viktima të trafikimit, duke përfshirë edhe Qëndrën Kombëtare të Rehabilitimit të të verbërve.
 
Kujdesi shendetesor ndaj popullates nepermjet skemes se sigurimeve shendetesore siguron:
1.Vizitat pa pagesë tek mjeku i përgjithshëm dhe i familjes.
2.Vizitën pa pagese në banesë, kur gjendja shëndetësore e të sëmurit nuk mundëson paraqitjen në institucionin shëndetësor.
3.Kujdesin për rastet urgjente
4.Me rekomandimin e mjekut të përgjithshëm, i siguruari përfiton vizitat pa pagese tek mjekët specialist ambulator.
5.Shtrimin, mjekimin dhe trajtimin pa pagese në spitalet publike.Të siguruarit përfitojnë pa pagese te gjitha ekzaminimet mjekësore të rutinës ambulatore dhe spitalore.
6.Të siguruarit përfitojnë pa pagese ose me pagesë të pjesëshme ekzaminimet unikale terciare dhe kjo e barabartë me 10% të tarifes së ekzaminimeve unikale terciare, që kryhen pranë QSUT. Për kategoritë: fëmijët deri në 1 vjeç, invalidët e plotë, invalidët dhe veteranët e luftës N.Ç, të sëmurët me TBC, të sëmurët me Ca, ky shërbim rimbursohet 100% nga skema e sigurimeve.
-Rimbursimit të barnave 100% per popullsine jo aktive dhe 50 % per popullsine aktive.
Prioritet: Futja e barnave te reja dhe te shtrenjta dhe cilesore ne skemen e rimbursimit si rastet me talasemi, leuqemi , transplante etj.
Fund 2006
Vleresim te situates se financimit te sherbimeve ne KSHP
Me ndihmen e usaid projektit pilot dhe pro shendetit filluan pergatitjet per reformimin e metodes se financimit te ofruesve
Fillimi i vitit 2007
Implementimi i VKM Nr. 857 mbi financimin e KSHP nga skema e detyrueshme e ISKSH per paresorin.
Krijimi i QSH si institucione publike autonome
Koncept i ri i kontraktimit midis ISKSH-QSH
Zhvillim te autonomise dhe permiresim te menaxhimit
Ngritja dhe funksionimi i bordeve te QSH
Metode e re financimi per ofruesit (85% +10% +5%)
Vendosja e Indikatoreve te performances dhe cilesise
 
2009 -2010
Hartimi dhe implementimi i paketes baze te sherbimeve
Implementimin e supervizimit te vazhdueshem ne drejtim te menaxhimit financiar, burimeve njerezore si dhe performances se sherbimeve
Rritja e numrit te indikatoreve te bonusit (nga 6 ne 9) me qellim permiresimin e out-putit te QSH
Zbatimi ne rang vendi i Sistemit te Informacionit Shendetesore si dhe sistemi online i rrjetit farmaceutik.
Nisja dhe perfundimi i procesit te regjistrimit te banoreve nga MPF (Depistimi i populates dhe heqja e dublimeve nga sistemi)
Permiresimi i sistemit te pagesave duke u orientuar drejt rritjes se performances dhe cilesise se sherbimeve nga ofruesit (dyfishim I pagave per infermieret dhe mjeket dhe rritje e performances dhe cilesise se sherbimit shendetesor e matur kjo me indikatoret e vendosur ne kontrate.
Perfundimi i rregjistrit elektronik te banoreve . plotesimi I ID per cdo pacient process qe eshte drejt perfundimit…..nga QSH.
Shtrirja e skemes: 1.6 milion perdorues, perfshirja e pacienteve te ardhur nga emigracioni, etj
 Financimi nga buxheti i shtetit eshte 76% dhe kontribute ne masen 24%
2009 Fillimi i reformes ne spitalor
Hyrje ne procesin kontraktual
Te dhenat mbi Aktivitetet mjeksore, ekonomike….
2010 Monitorim te sistemit te referimit
Ngritjen e strukturave te kostos
Sistemi e informacionit, Vendosjen e indikatoreve (5 gjithsej)
-Permiresim te menyres se perdorimit te te ardhurave dytesore
-Ngritjen e strukturave te monitorimit dhe kontrollit te kontratave spitalore
2011 -Ndarja ne kontrate e ofrimit dhe raportimit sipas sherbimeve (Inpatient, Outpatient, Urgjence)
-Implementimi i karteles se re klinike
-Zbatimin i plote i sistemit te kostos
-Permiresim i indikatoreve (5+1)
2012 -Pergatitjet per implementimin e Ligjit te Ri
-Studimet per permiresimin e metodave te pagesave
-Studim dhe analizim i thelle i kostove te sherbimeve
-Pergatitjet per hartimin e paketave te sherbimeve spitalore dhe futja e tyre ne privat. Reforma shendetesore eshte asistuar nga institucione prestigjioze si USAID, GTZ.BB., te cilat kane vleresuar me nota pozitive arritjet e saj.gjithashtu ka patur vleresime dhe nga nje pjese e maxhorances aktuale e cila ka drejtuar MSH, jemi ne nje rruge te mbare, te sigurte, pra jane hedhur hapa te sigurt ne sistemin shendetesor qe JU doni ta beni falas, por nuk thoni si, dhe sa do ju kushtoje shqiptareve kjo, ?
Nga nje qeveri e koalicionit te blerjes se votes dhe presionit te grupeve te numerimit pritet vetem te deshtoje.. ...

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza