Një buxhet që shëron plagën e borxheve
Të dashur kolegë! Unë do e votoj projektbuxhetin në parim. Ky projektbuxhet nuk është i përsosur, por është i mundshëm. Nuk parashikon që Shqipëria të bëhet superfuqi energjetike në rajon edhe më gjerë, por parashikon ta mbyllë gropën që ka bërë sektori i energjisë në financat publike dhe ekonominë e vendit. Nuk parashikon që Shqipëria të bëjë një zhvillim që t’ia kalojë edhe Gjermanisë. Ky buxhet krijon shpresë, mbështet reformat dhe përmirëson investimet publike. Biznesi dhe njerëzit e suksesshëm të këtij vendi do të paguajnë më shumë në vitin 2015, por do të përfitojnë më shumë shërbime dhe me cilësi më të lartë. Do të paguajnë për Shqipërinë normale që duam të kemi, për Shqipërinë që nuk na turpëron, por na bën nder. Do të paguajnë edhe për të shlyer borxhet, që më shumicë në këtë tranzicion të vështirë u vodhën dhe u keqpërdorën në një masë të madhe, por që në fund të fundit duhen paguar. Arkitektura kryesore e projektbuxhetit është e paravendosur nga dhe në negociatat me FMN-në. Tranzicioni i dështuar i Shqipërisë e solli vendin në një pikë sa ne nuk dilnim dot nga kolapsi para një viti pa huanë dhe marrëveshjen me FMN-në. Sot ne praktikisht kemi humbur në mënyrë substanciale pavarësinë për hartimin e buxhetit dhe politikave ekonomike në vend. Rifitimi i kësaj pavarësie lidhet me rritjen e ndjeshme ekonomike dhe me reduktimin e borxhit publik, me rritjen e eksporteve dhe kufizimin e importit të ushqimit etj. Shumica e investimeve dhe shpenzimeve kapitale kushtëzohen nga punimet në vazhdim ose ndryshe nga politika e shitjes së të ardhmes që ndoqën qeveritë e shkuara përmes kontratave në vazhdim dhe koncesioneve. Projektbuxheti sivjet erdhi brenda afateve ligjore edhe më shpejt se vitet e tjera. Kjo është e lavdërueshme për qeverinë tonë. Por megjithatë përsëri ne kemi punuar në kushtet e mungesës së kohës së mjaftueshme, prandaj dokumentet në të ardhmen duhet të na vihen më shpejt në dispozicion. Ajo që është më kryesorja dikasteret duhej t’i paraprinin këtij procesi që po zhvillojmë me diskutime me deputetët dhe drejtuesit vendorë në nivel qarqesh të këtij projektbuxheti për një sërë çështjesh. Kjo do të rriste transparencën dhe do të përmirësonte planifikimin. Pajtohem plotësisht me zgjedhjen dhe vendimin e qeverisë sonë që të paguajë borxhet e grumbulluara ndaj biznesit. nuk mund të pretendosh të jesh vend serioz, shtet serioz dhe qeveri serioze nëse nuk paguan çfarë blen nga operatorët e tregut. Kam dy, tri sugjerime për këtë çështje. Shlyerja e borxheve ndaj kompanive të huaja duhet të kushtëzohet në mënyrë rreptësisht të kontrolluar me shlyerjen 100% të borxheve të tyre të fundit ndaj buxhetit të shtetit, kompanive shtetërore, furnitorëve, nënkontraktorëve, kreditorëve dhe qytetarëve vendas. Pa garantuar të ndodhë kjo ne paguajmë borxhet, por kjo nuk shkon domosdoshmërisht me përmirësimin e ekonomisë. Pushteti vendor nuk përfiton nga buxheti i planifikuar për shlyerjen e borxheve të grumbulluara siç planifikohet në këtë projektbuxhet. Kjo do të thotë që disa bashki dhe komuna do të vazhdojnë të
mbeten në një situatë shumë të vështirë financiare. Duhet të kujtojmë se dështimi i qeverisjes vendore është rezultat i politikave të gabuara kombëtare të qeverisë së zotit Berisha. Kështu bashkia Fier, që është një bashki aq e rëndësishme është në kolaps të plotë financiar pasi ka rreth 2 milion dollarë borxhe të trashëguara. Ky buxhet duhet të konsiderohej një skemë për të ndihmuar njësitë e pushteti vendor si bashkia e Fierit që të lehtësohen nga borxhet. Është shumë e rëndësishme gjithashtu të përmirësojmë rolin e qarqeve duke u përqendruar në objektin e veprimtarisë së tyre. Ato duhet të përqendrohen në njësi zhvillimi, në njësi hartimi projektesh dhe aplikimi për të përfituar fonde nga Bashkimi Evropian. Rëndom qarqet konsiderohen thjesht një gjë pa vlerë, të cilat janë atje sepse nuk mund t’i heqim fare. Katër çështje në Jug të vendit marrin zgjidhje me këtë projektbuxhet. Ne jemi dëshmitarë të reformës territoriale dhe të faktit se sa e nxehtë ishte situata kur debatohej për bashkinë e Finiqit dhe për atë të Himarës. Nuk dua t’i kthehem asaj historie, por dua të kujtoj se këto dy bashki të debatuara nuk kanë zyra dhe nuk kanë mundësi që me fillimin e funksionit të tyre të përmbushin kushtet e ushtrimit të pushtetit.
Një sinjal shumë i fortë për turizmin erdhi sivjet nga Saranda. Saranda duket se është “dallëndyshja” e turizmit në Shqipëri. Ajo u popullua sivjet nga turistë evropianë qysh në javën e fundit të majit dhe vazhdoi deri në tetor. Është gjithçka që të gjithë operatorët turistikë të Shqipërisë e ëndërrojnë dhe e presin. Kjo situatë sigurisht që do të dështojë nëse do të vazhdojë si deri tani që të derdhen ujërat e zeza mu në “zemër” të gjirit të Sarandës apo mu në “zemër” të Stillos. Çështja e ujërave të zeza është emergjencë për të gjithë këtë territor që ne mendojmë se ka një potencial turistik dhe një rëndësi për këtë industri të vendit tonë. Sigurisht që kryeqyteti i turizmit Saranda nuk mund të bëjë turizëm duke u furnizuar me bidona me ujë dhe kjo është një emergjencë e madhe.
Saranda ka 4500 apartamente stok. Gjithnjë e më shpesh ndeshet interesi i moshës së tretë e të katërt të Europës për të blerë apartamente në Sarandë. Ata kanë nevojën për dritën dhe temperaturën e Sarandës, ku mund të jetojnë me shpenzimet shumë më të ulëta se në Europë. Por kjo moshë është shumë e ndjeshme ndaj shërbimit shëndetësor normal. Prandaj kemi pritur dhe presim që ky buxhet të zgjidhi një investim prej 1mln euro për spitalin e Sarandës. Sot, spitali i Sarandës është në një situatë të turpshme. Nëse e bëjmë këtë investim, ky kthehet shumë shpejt nga taksat që vijnë nga shitja e stokut shumë të madh të banesave. Më shumë rëndësi ka cilësia e realizimit të investimeve sesa sasia e tyre. Ne bëjmë rrugë, por sipërfaqja e tyre nuk është e rrafshët, ka valëzime, gunga, betone me konture të shtrembra etj. Shumë vepra e investime publike projektohen me shije vulgare, me zgjidhje fshatareske e primitive, me volume të paharmonizuara me terrenin etj. Mungojnë zgjidhjet e artit dhe arkitektura e bukur me vlera. Investimet për projektim tradicionalisht janë nënvlerësuar tek ne. Kryeministri Edi Rama, ka bërë një ndryshim të madh për këtë, por unë mendoj se kjo është akoma e pamjaftueshme. Projektet duhet t’i bëjnë ekspertë
e specialistë të shquar në nivel rajonal e evropian dhe jo mediokrit dhe provincialët e bashkive dhe komunave të dikastereve apo studiove private qofshin, të cilët projektojnë vepra të shëmtuara. Paratë e shqiptarëve duhet të investohen me cilësi. Ne duhet të rishikojmë buxhetin e parashikuar për projektime dhe gjithë legjislacionin për këtë çështje. Abuzimet me volumet dhe cilësinë e zbatimit të projekteve janë një histori tjetër shumë e vështirë. Shteti ynë merr borxhe, të cilat do të duhet t’i shlyejnë brezat e sotëm dhe të ardhshëm, dhe këto borxhe investohen në vepra publike. Janë sa e sa raste që këto investime dështojnë për vite me radhë e shpeshherë edhe përgjithmonë. Ka përfunduar përpara tre vitesh impianti për ujërat e zeza në Sarandë. Është një investim prej 32 mln euro, i përbashkët i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, që as nuk është dorëzuar dhe as nuk ka punuar qoftë edhe një ditë të vetme. Projekti i fasadave dhe i çative në bregdetin e Himarës është zbatuar gabim në një pjesë të tij. Në të ardhmen do të duhet që të marrim borxhe të tjera për të rregulluar gabimet e bëra këtë vit. Sa luftë bëri shoqëria civile për të ndaluar ndërtimin e TEC-it të Vlorës, për të cilin Shqipëria mori një borxh prej 120 mln dollarë nga Banka Botërore. Paguhen edhe tani miliona çdo vit për ta mirëmbajtur këtë TEC që nuk ka punuar as edhe një orë. Ku janë ekspertët e Bankës Botërore që nuk kuptonin as edhe atë të vërtetë të thjeshtë që kuptonin qytetarët e shoqërisë civile?! Sigurisht që njerëzit e Nanos, Berishës dhe ekspertët e Bankës Botërore ishin shumë të zënë profesionalisht, por qytetarët dhe gazetarët e botuesit që paralajmëronin atë që do të ndodhte, ishin besnikë ndaj popullit e interesit publik. Prandaj koha i dëshmoi të vërteta qëndrimet e tyre. Shqiptarët shpesh herë paguajnë për të marrë asgjënë. Mund të përmend shumë investime të tjera publike plotësisht të dështuara, prandaj forcimi i përgjegjësisë së dikastereve për investime e parashikuara në këtë buxhet mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisjes tonë. Unë dëshiroj të kemi një shikim të plotë të legjislacionit për këtë çështje.
E lavdërueshme është qasja e qeverisë ndaj fshatit dhe bujqësisë. Masat e marra janë shumë pozitive, por nevojat janë shumë më të mëdha. Europa duhet të na ndihmojë më shumë për bujqësinë me grande dhe subvencione. Lufta që bëri qeveria jonë kundër kanabisit ishte e një rëndësie të madhe. U vu nën kontrollin e shtetit çdo pëllëmbë e territorit shqiptar. U shkatërruan banda të armatosura, disa kriminelë u kthyen nëpër burgje. E hoqëm nga qafa e Shqipërisë këtë imazh shkatërrues si vendi i narkotrafikut. Me gjithë këtë luftë që bëri qeveria jonë, ku goditi e shkatërroi 7.5 mld euro kanabis, ne e ndihmuam Europën. Ku shkonte kjo drogë? Në Europë! Një pjesë e caktuar e kësaj paraje, shumë më e madhe se subvencioni i këtij buxheti për bujqësinë, u takonte fshatarëve, të cilët, përveç lirisë për të vuajtur varfërinë, nuk kanë gjetur mundësi tjetër reale të ndryshme nga kanabisi për të nxjerrë jetën e tyre. Për disa vite fshati duhet të subvencionohet minimalisht me 10-fishin e buxhetit që parashikon ky projektbuxhet. Gjermania dhe Italia veçanërisht duhet të mbështetë fshatarët tani dhe për disa vite, që ata të mos e ëndërrojnë më për kanabisin. Atje ku ka
një problem, zgjidhja nuk arrihet vetëm me ndëshkime penale. Kryesor është zhvillimi. Zhvillimi zgjidh problemet! Ne nuk e bëjmë dot këtë zhvillim në bujqësi pa mbështetje. Vizionet dhe reformat tona japin fryte në terma afatmesme e afatgjata, por fshatarët janë pragmatistë, ata duan zgjidhje, para, punë, shëndet, siguri ekonomike sot! Përndryshe ata bëhen kundërshtarët tanë. Së fundmi, një rezervë e madhe për përmbushjen më të mirë të këtij buxheti është zhvillimi i projekteve, bazuar tek partneriteti publik-privat. Në këtë drejtim ka vend për të bërë shumë më tepër. Duhet të rishikojmë legjislacionin dhe të planifikojmë objektiva konkrete për çdo dikaster dhe për çdo njësi të pushtetit vendor, e për çdo qark. Të gjitha këto struktura duhet të merren më shumë e më posaçërisht me zhvillimin e projekteve, bazuar në partneritetin publik-privat. Kam shumë respekt e vlerësim për ministrin tonë të jashtëm, por kemi nevojë që edhe diplomacia jonë të fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit. Diplomacia jonë mund të luajë një rol më të rëndësishëm në nxitjen e investimeve të huaja dhe importin e kapitaleve në Shqipëri. Këto duhet të konkretizohen me shifra dhe objektiva të parashikuara në këtë Projekt-Buxhet.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com