Partia Demokratike ka nisur në heshtje fushatën për ‘zgjedhjet’ e brendshme të 23 majit për kryetar të kësaj force politike, ku në garë është vetëm Sali Berisha.
Në udhëzimin e PD-së të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, njoftohet se fushata për ‘zgjedhjet’ e 23 majit ka nisur nga 15 maji dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit.
Sali Berisha duket i interesuar për siguri maksimale gjatë procesit dhe do të ketë përfaqësues të vetin në çdo Komision (Votimi dhe Numërimi), pavarësisht se është i vetmi në garë dhe nuk ka kush ia vjedh votat.
Komisioni i votimit dhe numërimit të votave do të përbëhet nga 3 anëtarë, ku në përbërje janë një nga nënkryetarët e degës ose kryetari dhe dy anëtarë të Kryesisë së degës.
Në dokument shkruhet se të drejtën e votimit e ka cdo anëtar partie që ka emrin në listat e zgjedhësve dhe çdo anëtar tjetër partie i cili edhe pse nuk e ka emrin në listë, është i pajisur me dokumentin origjinal të anëtarësisë së tij në PD.
Sipas udhëzimit, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do të votojnë në qendrën që do të ngrihet në selinë qëndrore të PD-së.
Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00 të datës 23 maj. Parashikohet që procesi i numërimit të votave të nisë jo më vonë se 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të bëhet publik brenda datës 24 maj.
Lajm në përditësim...

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











