Është kënaqësi e veçantë në fakt, pasi kam qenë këtu disa muaj më parë ku, ashtu siç e tha edhe ambasadori, ishte një kantier i cili ngjante shumë me skeletet e betonit që shohim shpesh në peizazhet shqiptare. Sot është një aset fantastik që i shtohet Tiranës dhe jam shumë krenar që Tirana ka si pajë edhe këtë ndërtim cilësor, një ndërtim që respekton rregullat. Për të gjithë ata që janë në merak nëse do të ketë ndërtime në Tiranë, unë besoj se ky lloj ndërtimi duke u orientuar te periferia, duke respektuar mjedisin, duke ndërtuar me cilësi dhe duke qenë kryesisht i fokusuar te biznesi dhe jo te pallatet apo tek industria tipike e ndërtimit që kemi parë në Tiranë, është lloji i investimeve që ne do vazhdojmë të inkurajojmë.
Jam shumë i lumtur që brenda kësaj jave marrin jetë dy investime që kam ndjekur gjatë kohës si ministër, “Tirana Business Park” dhe “Forschner Group”, i cili pas një aventure në Maqedoni vendosi të rikthehet në Shqipëri, për të provuar atë që Kryeministri dhe qeveria jonë ka thënë prej kohësh, se nuk është detyrimisht vetëm niveli i taksave i vetmi kusht që bizneset dhe sipërmarrjet shohin kur marrin një vendim se ku do të investojnë. Por shohin realitetin politik, shohin një fushë ku respektohet fair-play dhe ku ka garë të ndershme; shohin aftësinë dhe zhdërvjelltësinë që administrata ka për t’i shërbyer biznesit. Ndaj më vjen mirë që jo vetëm ‘Tirana Business Park’ është sot një histori suksesi, por edhe “Forschner”, që nesër hapet në Vaqarr, në periferi, në një lagje të re të Tiranës, është një lajm jashtëzakonisht i mirë për komunitetin e biznesit.
Duke qenë se kjo ishte vetëm një përshëndetje, dua t’ju ftoj publikisht në atë që do jetë Këshilli Ekonomik i Tiranës. Është në miniaturë, një strukturë e ngjashme me Këshillin Ekonomik Kombëtar që drejton Kryeministri dhe që organizohet nga qeveria shqiptare. Ne besojmë se komuniteti i biznesit ka çfarë të japë për qytetin dhe jo vetëm të kemi anëtarë të komunitetit të biznesit në këshillin e ri bashkiak, por dua shumë që Këshilli Ekonomik i Tiranës të jetë forumi kryesor, i cili filtron të gjithë vendimmarrjen e Bashkisë së madhe të Tiranës përpara se këto vendime të shkojnë në Këshillin Bashkiak.
Duam gjithashtu që shumë prej kompanive që janë këtu pjesëmarrëse të bëjnë një garë të shëndetshme me qeverinë, kur vjen puna te fondi i nxitjes së punësimit. Qeveria aplikoi me sukses një eksperiment, një projekt pilot të suksesshëm për fondin e nxitjes së punësimit; pra, për të investuar në ato kompani që shtojnë punësimin, kryesisht tek të rinjtë, te gratë dhe vajzat. Ne duam shumë që qyteti i Tiranës të ofrojë gjithashtu një garë me qeverinë për të shtuar fondin e nxitjes së punësimit, por kësaj here nga Bashkia e Tiranës për të gjithë ata që do punësojnë më shumë djem dhe vajza me premisa fantastike, siç është “Tirana Business Park”. Dua shumë që nga eksperienca juaj të nxjerrim dhe ne mësimet e nevojshme, që të sigurohemi që në fund të këtij mandati të themi se Tirana është e hapur për biznes.
Faleminderit!
/Shqiptarja.com