Kam kënaqësinë që sot të pres përfaqësuesit e Ballkanit perëndimor. Si kryetar për bashkëpunimin e vendeve të Europës Juglindore kemi Z. Edi Rama Kryeministrin e Shqipërisë. Përshëndes gjithashtu edhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Kosova, Sllovenia, por edhe Presidentin e Komisionit Europian Barroso i cili është i angazhuar si gjithë të tjerët për të paraqitur një perspektivë europiane për këto vende dhe ne e mbështesim në këtë drejtim.

Ne kemi biseduar. Në  konferencën e zhvilluar, Qeveria Federale ka përcjellë disa ide. 100 vjet pas nisjes së Luftës së Parë Botërore, ne zhvillojmë një situatë të re, ku në Ballkan të mos ketë më konflikte ushtarake. Prandaj, ne sot kemi pritur 8 kryeministrat, ministrat e ekonomisë dhe ministrat e jashtëm të të vendeve pjesëmarrëse, cilët kanë qenë  mysafirë të Gjermanisë. Ne jemi  të interesuar dhe mund të themi që në këto vende ka patur zhvillime të shumta. Ka një gatishmëri për t’u integruar në BE, çka e konfirmon edhe pjesëmarrja e Presidentit të Komisionit Europian. Ne mendojmë që për 4 vjet këtë iniciativë do ta ndjekim ne. Pas një viti, ky takim do të zhvillohet në  Austri. Pra, me këtë dëshirojmë të themi se kjo nuk është një ngjarje e ditës sot për sot, por do të ketë një vazhdimësi, do të ketë një proces pune, e padyshim në këtë proces ka shumë për të bërë. Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve politike, sidomos për sa i përket atyre mes Serbisë dhe Kosovës, ku duhet thënë se kohët e fundit janë bërë përparime të dukshme, por edhe në Bosnje Hercegovinë, edhe këto vende në të ardhmen mendoj se do të ecin akoma më tej.

Kemi folur edhe për bashkëpunimin rajonal. Janë disa elementë, siç janë ato të infrastrukturës, të transportit, në mënyrë që njerëzit të komunikojnë me njeri-tjetrin, në mënyrë që njerëzit të bashkëpunojnë në rajon me njeri-tjetrin. Kemi një ide për të ngritur një rrjet të rinisë, ku të bashkëpunojë rinia. Mendoj se do ta ndjekim një ide të tillë.

Para kësaj konference ne kemi zhvilluar bisedime dypalëshe. Ndoshta Kryeministri shqiptar do të flasë për këtë perspektivë më pas. Kemi folur dhe e kemi bërë të qartë se ne dëshirojmë që procesi i integrimit të ecë më shpejt, që këto vende të integrohen. Kroacia dhe Sllovenia janë anëtare të BE. Vendet të tjera kanë bërë përparime, disa kanë marrë statusin e vendit kandidat. Ne mendojmë ta nisim dhe ta shtyjmë më tej këtë proces, por kjo është në dorën e vendeve respektive. Natyrisht që, njerëzit kanë një pritshmëri të madhe, sidomos për sa i përket aspektit përparimit ekonomik. Unë kam dëgjuar nga zoti Barroso që KE është i gatshëm të ndihmojë. Komisioneri i energjisë Oettinger ka folur me ministrat e ekonomisë dhe ka ofruar gatishmërinë  tij. Po kështu edhe Komisioneri Fyle ka folur. Pra, të gjithë bashkë dëshirojmë të shkëmbejmë eksperiencat tona. Ndoshta të dëgjojmë nga përfaqësuesit e vendeve të rajonit se cilat janë pritshmëritë e tyre, cilat janë dëshirat, çfarë dëshirojnë ata nga rajoni ynë për të punuar më mirë, për të qenë më të suksesshëm ekonomikisht, por edhe politikisht.

Edhe njëherë faleminderit shumë!