Fjala e kreut të OSBE-së në konferencën
për reformën administrativo-territoriale

Fjala e kreut të OSBE-së në konferencën<br />për reformën administrativo-territoriale
Z. Kryeministër,
Z. Çuçi,
Ambasadori Sequi,
Z. Huber,
Zonja dhe zotërinj
 
Reforma administrativo-territoriale është një përbërës kyç për garantimin e një qeverisjeje të mirë dhe pjesë e rëndësishme e mandatit të Prezencës së OSBE-së. Prezenca ndihet e nderuar që Ministri për Çështjet Vendore i kërkoi të mbështesë organizimin e kësaj konference të rëndësishme kombëtare dhe të ndihmojë në projektimin e procesit, metodologjisë dhe kritereve të reformës territoriale.
 
Prezenca ka qenë e angazhuar në këtë temë për shumë vite, duke i ofruar mbështetje qeverisë përmes vlerësimeve dhe rekomandimeve për orientimin e procesit të reformës.
 
Njësitë e qeverisjes vendore janë krijuar për të përmbushur me efikasitet funksionet e decentralizuara të shtetit.
 
Megjithatë, ndarja administrative dhe territoriale e Shqipërisë rezultoi në njësi shumë të vogla të qeverisë vendore me burime dhe asete tejet të kufizuara, gjë që në shumë raste ua ka bërë të vështirë qeverive vendore ofrimin e shërbimeve publike cilësore dhe efikase qytetarëve.
 
Shkalla e vogël ekonomike e pjesës më të madhe të njësive të qeverisë vendore i ka bërë ato pothuajse të varura nga transfertat e qeverisë qendrore dhe burimet e jashtme të financimit, pa pasur pothuajse asnjë mjet të pavarur financiar për ushtrimin e një demokracie të qëndrueshme në nivel vendor.
 
Nevoja për një ndarje të re administrative dhe territoriale është identifikuar nga një sërë ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, si dhe nga organizatat ndërkombëtare, shumica e të cilave përfaqësohen këtu sot. 
 
Procesi i reformës administrativo-territoriale në Shqipëri duhet të respektojë dispozitat e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës. Veçanërisht, ai duhet të garantojë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të njësive të qeverisjes vendore.
 
Një proces reforme i suksesshëm kërkon përgatitje të plotë dhe marrjen parasysh të situatës specifike të vendit. Një proces vendimmarrjeje i mirëideuar është i nevojshëm për të garantuar transparencën e procesit dhe për të siguruar përfshirjen e të gjithë aktorëve.
 
Është e domosdoshme që procesi i vendimmarrjes për këtë reformë të jetë transparent, përfshirës dhe konsensual. Besoj se kjo konferencë ofron një platformë për të bashkuar aktorët kryesorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që janë aktivë në këto çështje.
 
Kjo veprimtari është një mundësi dhe pikë fillese që aktorët të japin kontributin e tyre në hartimin e procesit të reformës administrativo-territoriale në Shqipëri, përmes një qasjeje përfshirëse, konsensuale dhe transparente. Përgëzoj qeverinë e Shqipërisë që ndërmori këtë nismë të rëndësishme. Në emër të OSBE-së, i ftoj të gjithë aktorët kombëtarë të kenë një qasje aktive dhe konstruktive ndaj kësaj reforme, e cila është kritike për zhvillimin e ardhshëm të vendit.
 
Ju faleminderit!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot