Fjala e kryetarit të komisionit të posaccëm për Reformën në Drejtësi

Në cilësinë e anërtarit të këtij komisioni por edhe të kryetarit të tij, më takon të jap dhe unë disa konsiderata rreth ccështjes që po diskutojmë dhe atë për ccfarë do të vendosim.

Më duhet të them se kam një vlerësim pozitiv në tërësi për debatin e sotëm, e dua të falënderoj të gjithë kolegët, si ata në të majtë dhe ata në të djathën time, për një lloj debati të moderuar, konstruktiv që u zhvillua. Dy gjëra janë të dallueshme në përmbledhje të këtij debati.

Së pari, të gjithë bien dakort dhe shprehim vullnetin e forcave politike që përfaqësojmë, vullnetin tonë si ligjvënës se reforma në drejtësi është themelore për procesin e integrimit, por mbi të gjitha për demokracinë në Shqipëri, për shtetin e së drejtës, për qytetarët e Shqipërisë. E kjo është gjë shumë e rëndësishme.

Së dyti, biem dakord, me ccfarë u kuptua, që pordukti që kemi, projekti i paraqitur ka një bazament të shëndetshëm, për të cilin të gjithë ndajmë shumë pika të përbashkëta, por me rezervën se kemi dhe këndvështimre të ndryshme për çështje të veçanta të trajtuara nga ky projekt, nga pikëpamja e leximit që i është bërë rekomandimet të

Komisionit të Venecias, këtij institucioni prestigjioz, që ne ju drejtuam për të marrë vlerësimet, sugjerimet, rekomandimet përkatëse, ose e thënë pak më shkurt për të bërë arbitrin në këto rrethana.

Të dyja këto, qoftë vullneti qoftë pikat e mëdha të përbashkëta, janë një bazament shumë i rëndësishëm mbi të cilin ne do të mund të vazhdojmë, besoj, një dialog për të gjetur një konsensus shumë më të gjerë sesa ky që është sot. Shumë pozitiv fakti që kolegët e opozitës sicc i kuptova unë, besoj që i kam kuptuar drejtë, trajtuan tre ccështje themelore tha kolegu Halimi, janë në bazën e këtij projekti. I pari që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit brenda sistemit, së dyti me efiçencën dhe përgjegjëshmërinë e sistemit në raport me dukuritë korruptive në shoqëri dhe së treti, me ccështjen e kapjes politike të sistemit.

Dy të parat në vlerësimin edhe të kolegëve të opozitës janë trajtuar dhe kanë mirëkuptim për zhgjidhjet që janë dhënë këtu në projekt. Natyrisht kemi këndvështrim të ndryshëm për disa aspekte si e shikojmë ccështjen e  tretë. Por mendoj që është një hap para i rëndësishëm fakti që vullneti është i përbashkët, shumë zgjidhje janë të dakortësuara dhe kanë mbështetje. Mbetet që edhe për zgjidhjet e tjera apo dhe për ccështjet që kemi jo ndarje të thella por këndvështrime të ndryshme, mesa kuptova unë, mund ti gjejmë një emërues të çpërbashkët. Sepse është i domosdoshëm për të pasur mbështetje parlamentare të projektit, për të patur mbështetje politike dhe institucionale ky projekt i rëndësishëm, që në thelb ka të bëjë me një nga reformat më të mëdha që ka kaluar ky vend në këto 25 vjet. Sepse ka të bëj me një reformë që prek një pushtet të rëndësishëm, sicc është pushteti i drejtësisë. Ka të bëj me një reformë që para se të jetë një parakusht që vendi znë të hyjë në BE, është një kusht që ka të bëj me funksionimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Është një detyrim, është një borxh i madh që ne i’a kemi qytetarëve të këtij vendi, të cilët meritojnë të kenë një drejtësi të pavarur, të ndershme dhe profesionale, një drejtësi që t’i gjykojë ata në mënyrë të barabartë. Një drejtësi që të gjzkojë në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit si zyrtarin ashtu dhe qytetarin, si politikanin e lartë dhe njeriun e thjeshtë. Kjo është një domosdoshmëri me të cilën ne duhet të përballemi.

Projekti i ka dhënë zgjidhje shumë çështjeve që do ta bënin këtë drejtësi një drejtësi shumë më funksionale.

U shtrua këtu një ccështje që ka të bëj me procesin. Pse kjo është rruga?

Zotërinj, duhet të jemi të qartë për këtë gjë, që në nisje, që në gjenezë ky ka nisur si një proces i mbështetur fort në ekspertizë, vendase dhe ndërkombëtare. E kemi përshëndetur së bashku nevojën e ekspertizës së BE-së, nevojën e ekspertizës së SHBA-ve dhe sot ne po shohim produktin e kësaj ekspertize. Po shohim një projekt që është brenda standarteve më të mira europiane dhe më gjerë të kësaj fushe.

Po pse është konceptuar si i tillë? Po mirë, më gjeni një ligj që bëhet në parlament, që  diskutohet, që votohet, që ulemi e bëjmë ne dhe po ne e diskutojmë dhe po ne e votojmë. Po të gjitha ligjet në parlament i bëjnë ekspertët, ekspertët e qeverisë apo ekspertët e parlamentit kur ka iniciativa parlamentare dhe politika ulet dhe diskuton duke patur vullnetet përkatëse mbi përmbajtjen, mbi substancën e projektit. Jo më kur bëhet fjalë për kushtetutë, jo më kur bëhet fjalë për një reformë të këtyre përmasave, që bëhet fjalë për ndrzshimet thelbësore të Kushtetutës dhe për ndryshimin e gati 30 ligjeve të ndryshme që do ta shoqërojnë atë, për ta bërë atë të zbatueshme. Si mund të bëhet ndryshe pa ekspertë dhe pa ekpertizë. Po ku janë ekspertët dhe ku është politika, është një ccështje që diskutohet dhe është një ccështje e drejtë. Ne kemi nisur një proces ku ekspertiza ka bërë një analizë dhe mbi atë analizë ëshë ndërtuar një strategji. Mbi analizën dhe strategjinë ka filluar një projekt kushtetues dhe i bashkëshoqëruar me disa amendime të tjera ligjore. Në një moment të caktuar ne të gjithë thamë, prit se përveç ekspertizës që ne kemi futur në grupin e madh të ekspertëve, kemi nevojë edhe për një ekspertizë tjetër e cila na ka asistuar në bërjen e Kushtetutës, për komisionin e Venecias. Atëherë produkti, me shumë të  drejtë, u gjykua që t’i kalohej Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias me një dashamirësi të jashtëzakonshmë e shqyrtoi në një kohë jo të zakonshme për procedurat sesi operon Komisioni Venecias dhe solli një dokument paraprak me vlerësimet dhe rekomandimet përkatëse. Ne themi që ky dokument e mbështet dhe e vlerëson produktin që kishin bërë ekspertët.  Natyrisht ka gjëra që duhen riparë, është pranuar dhe nga vet ekspertët në përfundim të konsultimeve publike, në një dalje publike të zotit Traja me ekspertët, që ka nevojë për ndryshim. Patjetër, se ndryshe përse e çuam në Venecia?

Pasi erdhën rekomandimet përkatëse ishte detyrimi i atyre që e kërkuan këtë mendim që të bënin reflektimet e nevojshme. Tani është momenti për t’ua rikthyer atyre që bën këto rekomandime dhe për t’u thënë i kemi kuptuar drejt  ne këto që na keni thënë ju? Ka gjëra që shkojnë në të njëjtën logjikë, në të njëjtin standart që ju keni parashikuar këtu? Nëse ata do thonë, PO këto janë, besoj se puna e ekspertëve është përfunduar.Nëse ata thonë, jo kështu,  këtë nuk e kemi kuptuar drejt do duhej ta kuptonit kështu, padyshim  do të reflektohet nga opioni i tyre final, në zgjidhjen finale të ekspertëve.

Mund të pyes dikush, po ku është dialogu politik këtu? Padyshim ajo që të gjithë bëjmë është dialogu politik që formalizohet. Do të vij një moment që pasi të kemi një projekt në tavolinë, ku thuhet për ne standarti është ky, e thotë dhe sot Venecia për disa zgjidhje, brenda këtij standarti i mbetet autoriteve vendasve të vendosin. Edhe kjo është e pranueshme, le ta vendosin autoritetet shqiptare, pra le ta vendosi ligjvënësi shqiptar. Atëherë në këtë fazë të tretë do hyjë një diskutimin i kësaj tavoline, që është tavolinë thellësisht politike. Do të gjykojmë se ccfarë na kanë thënë që nuk e ndryshoni dot se është standard ndërkombëtar, ne kemi rënë dakort ta respektojmë këtë standart ndërkombëtarë dhë është gjë shumë pozitive,  nuk do ta prekim. Ccfarë na kanë thënë thënë që mund të ketë edhe këtu një standart por mbetet në vullnetin tuaj, ne do ta diskutojmë dhe do të vendosim pastaj për t’ja ccuar parlamentit shqiptar. Pasdyshim besoj unë, duke gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe kjo si rrjedhojë e një dialogu politik në bashkëpunim sërisht me ekspertët për zgjidhjet teknike. Kjo do të na ccoj besoj unë dhe shpresoj, në atë që quhet zgjidhje konsensuale. Kjo dallon nga ajo ‘ti atë, unë atë’, por nga ajo që mbështetet në zgjidhjen racionale, kushtetuese dhe ligjore. Kjo është diferenca. Ne këtë po kërkojmë të bëjmë në këtë proces. Unë mendoj që kemi bërë mirë që kemi menduar ta bëjmë me këtë proces. Por duhet të jem i hapur. Ka gjera që janë të diskutueshme, nuk bëj ndonjë herezi po të them që ka gjëra që edhe sipas meje mund të ishin ndryshe. E arsyeshme është. Një gjë normale është kjo, të kesh një këndvështrim tjetër për secilin nga ne që është në këtë tavolinë dhe jashtë kësaj tavoline, për zgjidhje të caktuara. Është e pranueshme, e logjikshme. Këtë do e diskutojmë, këtë do debatojmë edhe në vijim.

Dua të ndalem tek një ccështje që unë them se ... ( min 02:52; 07)

Folët për kapjen dhe tentativë të PS-së për të kapur drejtësinë. Po mirë mo zotër, ju jeni 62 apo 65 nuk ka rëndësi numri, si mund ta kapi një forcë politika që ka kaq, kur duhen 84. Po pse nuk është 94 sipas kësaj logjike?

Dyshemeja për një anëtar është 36 vota. Ata që do të jenë në balancë që do të mbeten, kërkojnë një kuorum me 84.

Sot na thuhet 94. Po pse mo kushtetutë sezonale do jetë kjo, kushtetutë për verë dhe kushtetutë për dimër.

A kemi një zgjidhje? Na është thënë që duhet të sillni disa propozime. Një variant na ishte thënë 3/5, o 2/3 o rashë e vdiqa..jo mo! Lexojeni mirë rastin e Hungarisë, mazhoranca i ngriti 2/3 ligjet fiskale, me kourum të përforcuar që askush të mos prekte logjikën financiare këtu është krejt e kundërta.

Nuk ka supermazhorancë, ju vetë po thoni: ekziston, nuk ekziston, është divorcuar, çfarë do bëjmë ne më këtë mazhorancë kur ju thoni kështu?”
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Homazhe për Eglin Progën në Korçë, qytetarët kërkojnë drejtësi: Institucionet kanë detyrë të mbrojnë jetën