FJALA E EV NE CEREMONINE E SHPERNDARJES SE PENSIONEVE TE PARA PAS REFORMES
Në mbledhjen e parë të grupit të punës që hartoi këtë reformë, kam thënë se synimi i reformës do të jetë të drejtpeshojë mjaftueshmërinë e benefiteve dhe përballueshmërinë e shpenzimeve.
Gjithashtu, reforma duhet të ishte shumë e kujdesshme me objektivat e shumëfishta që skema e pensioneve ka: familjet dhe individët kanë si objektiv të qenët i siguruar dhe të paturin e mundësisë për të përballuar konsumin gjatë gjithë jetës. Qeveritë, nga ana tjetër, kanë edhe synime të tjera si rishpërndarja dhe reduktimi i varfërisë.
Skema e pensioneve që gjetëm nuk mund të kryente asnjë nga këto funksione e as të arrinte ndonjë nga këto objektiva.
Aplikimi i pensioneve tavan bënte që pensionet të ishin shumë të ulëta dhe gjithashtu, thuajse e kishte barazuar pensionin minimal me pensionin mesatar. Gjithashtu, njëri nga këto tavane e përcaktonte masën e pensionit nga vitet e fundit të punës, çka bëntë që shumë qytetarë të fillonin të mendonin për pensionin kur arrinin të 50-at.
Së dyti, skema vuante nga një deficit prej 420 milionë dollarësh ose sa 45% e shpenzimeve të ISSH.
Së treti, raporti mes kontribuesve dhe përfituesve ishte përkeqësuar aq shumë saqë kishte arritur në 1 kontribues për 1 përfitues, ndërkohë që duhet të ishte 4 me 1. Qytetarët kishin humbur besimin në skemë dhe nuk kontribuonin më ose edhe kur detyroheshin të derdhnin kontribute, i derdhnin vetëm për pagën minimale.
Një tjetër problem i mprehtë ishte se çdo të bëhej me gjithë ata shqiptarë që nuk plotësonin kushtet për përfitimin e një pensioni dhe nuk kishin asnjë të ardhur tjetër për të përballuar jetën në pleqëri.
Sot, jam shumë i lumtur që teksa lidhim pensionet e para sipas skemës së re, ia kemi dalë mbanë të ravijëzojmë një reformë që mundëson rritjen e pensioneve për të gjitha fashat e pagave pa rritur normën e kontributit dhe madje edhe duke ulur deficitin.
Procesi reformues ishte një proces gjithpërfshirës në të cilin morën pjesë shumë aktorë, që nga bizneset dhe sindikatat deri tek partnerët ndërkombëtarë dhe më vjen mirë që reforma ka dakordësinë e plotë të të gjithëve.
Reforma u bazua mbi disa parime, më i rëndësishmi i të cilëve ishte që të drejtat e fituara nuk preken. Të gjithë pensionistët aktualë do të vazhdojnë të marrin pensionin e tyre ashtu siç e kanë marrë deri më sot, ndërsa qeveria do shohë mundësinë që në varësi të situatës ekonomike të rrisë vijimësisht pensionin e tyre.
Një premtim tjetër i mbajtur është që mosha nuk do të rritet. Ka pasur një presion të jashtëzakonshëm që mosha e pensionit të ishte 67 vjeç që këtë vit, pra në 2015. Por, ne ia dolëm që ta shtrinim në kohë këtë rritje dhe shqiptarët do të dalin 67 vjeç në pension në vitin e largët 2056 – kohë në të cilën do të dalin në pension ata që sot nuk i kanë mbushur ende të 30-at.
Reforma nuk ndryshon as normën e kontributit. Ajo do të vazhdojë të jetë 24.5% e pagës, nga e cila 9.5% paguhet nga punëmarrësi dhe 15% nga punëdhënësi. Pra reforma nuk e ndryshon fare anën e kontributeve.
Por ajo që ndryshon thelbësisht janë përfitimet. Formula e re e llogaritjes e cila masën e pensionit mujor e llogarit si pension social plus 1% për çdo vit pune nuk aplikon më asnjë pension tavan dhe rrjedhimisht pensioni varet tashmë vetëm nga vitet e siguruara dhe paga mbi të cilën janë paguar kontributet. Kjo masë e forcon lidhjen mes kontributeve dhe benefiteve dhe, e shprehur në një gjuhë popullore, i kthen hakën të zotit.
Heqja e tavanit prej 240 mijë lekësh mundëson rritjen e pensioneve, me një rritje të lehtë për pagat minimale, duke vazhduar me një rritje të ndjeshme për pagat mesatare e me një rritje të madhe për pagat e larta.
Dje degjova një përfaqësuese të opozitës që deklaronte se pensioni do të rritet vetëm për 5% të popullsisë çka është absolutisht e pavërtetë sepse llogaritjet tona tregojnë që pensionet rriten për çdo pagë, dhe nuk do të jetë asnjë kontribues që do të përfitojë një pension më të ulët sesa do përfitonte me ligjin e vjetër.
Vendosja e pensionit social (6700 lek) ofron një të ardhur për të gjithë ata të moshuar që nuk përfitojnë pension. Janë jo pak por 5000 shqiptarë që do ta përfitojnë pensionin social këtë vit.
Forcimi i lidhjes mes kontributeve dhe benefiteve i ka dhënë rezultatet e para që para se reforma të hynte në fuqi. Kjo gjë forcoi besimin e qytetarëve në skemë dhe për rrjedhojë numri i kontribuesve vitin që sapo lamë pas u rrit me mbi 81 352 individë.
Gjithahstu, skema e pensioneve nisi rekuperimin financiar para se reforma të hynte në fuqi. Për vitin 2015 kemi buxhetuar për pensionet rreth 30 milionë dollarë më pak sesa tavanet që kishim parashikuar dhe vetëm nga të vetëpunësuarit në bujqësi ISSH ka grumbulluar rreth 40 milionë dollarë. Pra, janë në total 70 milionë dollarë që shkojnë për përmirësimin e situatës financiare të skemës.
Rritja e numrit të kontribuesve ku përfshihet lufta ndaj informalitetit dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë rrugët e vetem për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit. 2014 u mbyll mjaft mirë para se reforma të hyjë në fuqi çka na jep besim dhe forcë për të punuar më shumë që 2015 të jetë akoma edhe më shumë rezultativ.
Do nisim një fushatë për mbledhjen e kontributeve të paderdhura që arrijnë vlerën e 109 milionë dollarëve. Fillimisht do nisim në sektorin publik, e pastaj edhe në atë privat.
/Shqiptarja.com