Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në ceremoninë në prag të nisjes së shkollës bazë për Patrullë të Përgjithshme të Policisë së shtetit për 500 studentët e rinj:
I nderuar Z. Kryeministër,
I nderuar Kryetar i Komisionit të Sigurisë,
të nderuar deputetë!
Në historinë e Akademisë së Policisë, kjo është hera e parë që një Kryeministër merr pjesë në nisjen e kursit për studentët e Akademisë së Policisë, dhe të nderuar studentë, z. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të nderuar drejtues dhe partnerë!
Kjo është shenja me e qartë e vetëdijes tonë, por mbi të gjitha e vullnetit të qeverisë, për të ndërtuar gjeneratën e re të Policisë së Shtetit.
Besoj shumë prej jush përjetojnë emocionet që ka dita e parë e shkollës. Por kjo e sotmja nuk është vetëm kaq.
Për ju sot fillon ndryshimi radikal i jetës, për të marrë përsipër misionin sublim të punonjësit të Policisë së Shtetit.
Keni filluar një jetë tjetër, duke marrë përsipër barrën e përgjegjësisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, në paqe, por mbi të gjitha pa frikë. Pa frikë nga krimi, nga korrupsioni, nga paligjshmëria.
Një shoqëri ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, duke ju kërkuar ju të jeni rojtarët e vlerave e përbashkëta.
Të punosh në Policinë e Shtetit, nuk është punë si çdo punë. Fatkeqësisht, kështu ka qënë deri më sot.
Sot nuk është më kështu, dhe ju më të parët, duhet të kuptoni se të shërbesh në Policinë e Shtetit, kërkon shpirt misionari, vullnet të hekurt për t’i rezistuar tundimit të paligjshmërisë, dhe shpirt skuadre për të luftuar të gjithë bashkë, të keqen që kërcënon shoqërinë tonë.
Eshtë për këtë arsye që në ligjin e ri kemi përcaktuar rekrutimin dhe shërbimin në Policinë e Shtetit, si punë mbi punët, duke përjashtuar çdo mundësi që në Policinë e Shtetit të hysh e të dalësh sipas qejfit, apo më keq, sipas mandateve qeverisëse.
Me ligjin e ri, ata që largohen për më shumë se dy vjet nga Policia e Shtetit, nuk mund të kthehen më, sepse ata që duhet të shërbejnë në Policinë e Shtetit, duhet ta bëjnë këtë si detyrë të shenjtë, jo si trampolinë, dhe as si detyrë me kohë të pjesshme.
Besoj e dini që nuk janë të lehta ditët që do vijnë gjatë studimeve në këtë Akademi. Përkundrazi, janë test i përditshëm për ju, për të mësuar e për t’u përgatitur mendërisht dhe fizikisht, në mënyrë që nesër Policia e Shtetit të jetë më e fortë se krimi.
Për ne është e papranueshme që niveli arsimor i Policisë së Shtetit të jetë më i ulët se mesatarja e shoqërisë.
Për këtë arsye kemi parashikuar në ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ngritjen e një institucioni arsimor këtu, me kurrikula moderne dhe përgatitje intensive, prej të cilit do të dalin specialistë të lartë të hetimit të krimit.
Lufta kundër krimit nuk bëhet me mediokritet, por me forcën e mendjes. Ndaj ju duhet të studioni, shumë madje, për të bërë diferencën jo vetëm ndërmjet jush dhe botës së paligjshmërisë, por mbi të gjitha ndërmjet jush dhe atyre që do gjeni në detyrë në rradhët e Policisë.
Lufta kundër krimit nuk mund të bëhet as pa përgatitje fizike. Sot ka ende punonjës policie që nuk shohin dot majat e këpucëve të veta, se nuk i lë shëndoshja dhe majmja.
Për këtë arsye, në ligjin e ri kemi përcaktuar teste periodike të përgatitjes fizike, për të ndërtuar në Policinë e Shtetit, modelin e njeriut të rregullt e të aftë për t’u përballur me çdo situatë.
Karriera në Policinë e Shtetit, nuk mund të bëhet më, siç ka ndodhur deri dje.
Nga ky moment, harrojini Partitë, harrrojini miqtë, tarafet e çdo mënyrë tjetër jo të ligjshme. Askush nga këta, nuk do t’ju ndihmojë për të ecur përpara në karrierë.
Besojini vetes tuaj, sepse vetëm përgatitja, përkushtimi, prfesionalizmi, devotshmëria dhe rezultatet në detyrë, mund t’ju garantojnë një karrierë të suksesshme.
Në ligjin e ri kemi parashikuar jo vetëm një sistem të ri gradash që bazohet mbi meritën, profesionalizmin dhe rezultatet në detyrë, por kemi parashikuar ndarjen definitive të Policisë nga politika.
Në janar të këtij viti, ne ngritëm rrogat e punonjësve të policisë.
Për të shpërblyer sakrificën e atyre që punojnë në terren, por mbi të gjitha dhe për të parandaluar çdo praktikë korruptive.
Tundimi do jetë i madh, sepse paligjshmëria mundohet të rekrutojë më të dobtit ndër ju, për t’i përdorur për paligjshmëri të tjera, edhe më të mëdha.
Përgatituni të punoni me veten dhe njëri-tjetrin, për të parandaluar veçmas por më shumë akoma, të gjithë bashkë, çdo tentativë korruptive apo paligjshmërie, që mund t’ju kthejë ju nga misionarë të ligjit, në ushtarë të së keqes.
Janë ende të pakta, në mos minimale, denoncimet e punonjësve të policisë për kolegët e tyre, lidhur me praktikat korruptive. Ata që heshtin sot, duke lejuar kolegun të korruptohet, kanë përlyer veten me një damkë që e meritojnë plotësisht, pikërisht pse heshtin.
Ligjshmërinë brenda jush, dhe sidomos luftën kundër korrupsionit, e garantoni ju vetë më së pari.
Ndaj edukohuni që tani, me frymën e luftës kundër korrupsionit, sepse pa luftuar korrupsionin brenda jush, është tepër e vështirë të fitoni betejën me korrupsionin në shoqëri.
Por mbi të gjitha, kuptoni që i keni hyrë rrugës për t’i shërbyer qytetarëve. Jo për tu sjellë më të fortë se ligji, as më të butë sesa ligji. Por për t’u sjellë si zëdhënës të palëkundur vetëm të ligjit, pa asnjë preferencë tjetër.
Një e bërtitur më shumë, apo dhe një buzëqeshje më shumë, shkatërron pritshmërinë e qytetarëve për të ndjerë barazi para ligjit edhe atëherë kur e shkelin ligjin.
Ndaj kuptoni që ka shumë rëndësi të ndërrojmë mendësinë e punonjësit të Policisë. Me të mbaruar studimet, do jeni në shërbim, e theksoj, në shërbim të qytetarëve. Dhe atëherë kur duhet të ndëshkoni paligjshmërinë, do e bëni për të ruajtur atë shumicë qytetarësh që ligjin e respektojnë dhe duan që ashtu si ata, ta respektojnë të gjithë.
Djem dhe vajza, sot fillon një jetë e re për ju. Urimet e mia më të përzemërta!
Keni shancin historik për të bërë realitet Gjeneratën e re të Policisë së Shtetit! Suksese!
/Shqiptarja.com