Te nderuar pjesemarres,

Zhvillimi i nje sistemi penitenciar transparent, bashkekohor dhe te pa cenueshem nga korrupsioni perben sfiden kryesore te veprimtarise se Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Ne vecanti lufta kunder korrupsionit ne sistemin penitenciar vleresohet e nje rendesie te vecante, e lidhur kjo me mision qe ne kemi, qe eshte garantimi i te drejtave te paraburgosurve dhe te denuarve dhe riintegrimi i tyre ne shoqeri.

Natyrisht, qe kjo sfide nuk mund te perballohet pa mbeshtetjen e shume aktoreve, institucioneve apo individeve te ndryshem te interesuar ne keto çeshtje. Ne kete kuptim, jemi sot ketu per te demonstruar qasjen tone ne lufte kunder fenomenit te korrupsionit te fokusuar te:

* Parandalimi i korrupsionit;

* Zbatimin e ligjit nepermjet rritjes se kapaciteteve investiguese;

* Rritjes se vetedijes qytetare dhe ne vecanti te te paraburgosurve dhe denuarve per te denoncuar cdo rast abuziv apo korruptues;

* Ndertimit te kapaciteteve institucionale te fokusuar ne zhvillimin e aftesive profesionale te stafit.

Ne funksion te kesaj te fundit, me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nr. 106, datë 08.01.2015 “Për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale” do te kryhet testimi i te gjithe punonjesve me uniforme ne sistem. Testimi do te fokusohet te vleresimi i aftesive dhe njohurive profesionale si dhe aftesive fizike.

Gjithashtu, vijme sot ketu per te prezantuar Deklaraten e Misionit te Bordit Anti Korrupsion ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjevem, e cila do te behet pjese e kultures institucionale, fale kontributit dhe mbeshtetjes qe do te japin studentet e Masterit viti II per "Menaxhimin e sherbimeve sociale ne institucionet e drejtesise penale", ne Fakultetin e Shkencave Sociale te UT.

Studentet do te kryejne praktiken universitare nete gjitha IEVP, nga muaji mars e ne vazhdim dhe ata do te raportojne tek Bordi Anti-Korrupsion i DPB te gjitha rastet abuzive qe do konstatohen ne proceset monitoruese apo kontaktet me te paraburgosurit apo te denuearit. Theksojme se Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve eshte institucioni pararoje i cili qe nga muaji Nentor 2014 ka krijuar Bordin Anti-Korrupsion.

Jo vetem ne vendin tone, por edhe ne vende te tjera perceptimi per ate se cfare ndodh brenda burgjeve ka te beje vetem me njerezit qe jane aty dhe jo me publikun. Ose publiku interesohet per burgjet vetem kur aty ndodh dicka. Me aktivitetin qe po bejme sot perfitojme nga rasti, per t’i kerkuar cdo te paraburgosuri apo te denuari,

familjareve apo te afermve te tyre, qe te denoncojne cdo rast abuziv dhe korruptiv qe cenon drejtperdrejt te drejtat e tyre. Njekohesisht, nxisim studentet qe njohurite e marra t’i bejne pjese te praktikes apo zbatimit te tyre ne institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Me kete aktivitet, demonstrojme gjithashtu, edhe angazhimin apo qasjen tone per te bashkepunuar me shume me institucionet akademike dhe orientim te vendimarrjes bazuar ne studimet apo konkluzinet e tyre.

Duke ju uruar sukse deshiroj ta mbyll me nje thenie te kengetarit te grupit Nirvana se eshte detyre Kurt Cobain se “ështe detyre e te rinjve te sfidojne kurropsionin”.