Mirëmbrëma dhe mirënjohje për këtë mikpritje të jashtëzakonshme dhe për këtë mbështetje të jashtëzakonshme dhe besoj të merituar për  Florianën dhe për kandidatët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Miku im Koço bëri një pasqyrë besnike të përpjekjeve dhe të arritjeve që ne kemi bërë të mundura për Sarandën dhe për këtë zonë, për aq shumë vite të braktisur dhe për aq shumë vite të diskriminuar nga pushteti i Saliut në Tiranë.

Sigurisht që nuk janë mjaft. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë. Sigurisht që ne jemi shumë të vetëdijshëm, që në këtë zonë ka ende familje të tëra që vuajnë papunësinë, vuajnë varfërinë e pamerituar në një tokë të bekuar, që Zoti apo natyra, për kë nuk beson në Zot, e ka qëndisur duke i dhënë një bukuri dhe një pasuri të jashtëzakonshme.

Ne jemi sigurisht të vetëdijshëm që ka ende plagë kudo në këtë territor, nën çati shtëpish të varfra, familjesh që zgjohen në mëngjes me ankthin se çfarë do të shtrojnë për fëmijët në tavolinë. Ne e dimë se ka ende plot njerëz që duan, munden dhe janë gati të jetojnë me punën e ndershme me tokën, por nuk i lë thatësira për shkak se mungojnë kanalet vaditëse. Ne i dimë këto dhe më besoni që unë jetoj ditë, natë me këto halle dhe për të zgjidhur sa më shumë prej këtyre halleve.

Prandaj, ne nuk kemi ardhur këtu dhe unë nuk po flas përpara jush për t’ju treguar mrekullira apo për tu krenuar me mrekullira. E di që kemi shumë më tepër për të bërë, por kam bindjen e sinqertë, në zemër dhe në mendje, se për çdo njeri të arsyeshëm është e qartë se në 18 muaj të bilancit tonë të parë, ne ju kemi dhënë provën e padiskutueshme se jemi fuqia e duhur dhe  e kemi kthyer Shqipërinë në drejtimin e duhur. Ju kemi dhënë provën e padiskutueshme se jemi ne ata që munden, që po bëjmë dhe që do të bëjmë deri në fund shtetin që meritojnë shqiptarët.

Ju kemi dhënë provën e sigurtë se investimi i jashtëzakonshëm qytetar, politik i 1 milion shqiptarëve, në 23 qershorin e vitit 2013, ka qenë investimi i duhur në drejtimin e duhur.

Ju kemi dhënë provën e qartë se PS dhe LSI janë dy parti, por një fuqi e vetme udhëheqëse e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, që ka vizionin, që ka programin dhe që ka vullnetin e hekurt për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur.

Edhe këto zgjedhje janë një provë e këtij vizioni, e këtij programi dhe e këtij vullneti për të cilin Shqipëria na dha besimin e madh në 23 qershorin e 2013-s dhe për të cilin Shqipëria priti u mundua dhe vuajti aq shumë për vite të tëra.

Këto zgjedhje janë zgjedhje historike për organizmin e shtetit modern shqiptar. Janë zgjedhje historike pasi shqiptarët në 21 qershor nuk do të votojnë bashkime mekanike bashkish e komunash të vjetra, por do të votojnë për të vendosur një tjetër gur themeli në organizmin e territorit, duke çelur rrugën e formësimit dhe të zhvillimit të 61 njësive ekonomike zhvillimi.

Bashkitë e reja, bashkia e re e Sarandës, janë shtëpi të përbashkëta të komuniteteve ku më në fund pas kaq shumë vitesh, pas kaq shumë votimesh, fshati do të gjejë mbështetjen e duhur të qeverisë vendore. Familjet që jetojnë në fshat do të gjejnë mbështetjen e duhur në derën e duhur të bashkisë, pasi të kenë investuar letrën më me vlere që ka qytetari në demokraci, që është vota, duke e çuar atë në drejtimin e duhur. Në drejtimin e duhur për Florianën, për Shuapin, për Rigelsin dhe për gjithë kandidatët tanë të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Këto janë zgjedhje historike dhe kjo fushatë, për mua që kam pasur nderin të marr pjesë në shumë fushata, është fushata më e bukur, sepse si asnjëherë tjetër më parë ka një prani të jashtëzakonshme grash e vajzash në të gjitha takimet, komunikimet dhe në të gjitha bashkimet e njerëzve, për t’i dhënë fuqi, mbështetje kurajo dhe entuziazëm projektit tonë. Projektit të Shqipërisë Europiane, që në 21 qershor do të fitojë një përmasë të re, përmasën e komunitetit që nuk është më një bashkësi njerëzish e lënë në mëshirën e fatit, që nuk është më një bashkëjetesë e detyruar në kufij të ngushtë, 400 njësish që ishin rezultat i një copëtimi të madh të Shqipërisë. Një copëtimi të madh të mundësive, të kapitaleve njerëzore dhe të pasurive natyrore. Sot, ne jemi në kushtet kur jemi gati për të bërë një hap tjetër të madh e të vendosur përpara.

Asnjëherë më parë, fushata për zgjedhjet vendore nuk ka  qenë kaq e lidhur me familjen e çdo shqiptari dhe shqiptareje, që jeton në një komunitet. Zgjedhjet e 21 qershorit janë drejtpërdrejt të lidhura me cilësinë e jetës së familjes jashtë mureve të shtëpisë. Të zgjedhësh në 21 qershor do të thotë të përcaktosh ti me votën tënde, sëbashku me anëtarët e familjes që votojnë, por edhe për ata anëtarë të familjes që janë fëmijë dhe nuk votojnë, se kush është drejtimi i duhur për të pasur cilësi më të mirë jete, duke filluar nga uji që duhet të vijë në shtëpi, duke vazhduar me rrugën përpara derës së shtëpisë, me plehrat në fundin e rrugës, që duhet të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen, si në çdo vend normal, për të mos vazhduar të ndotin tokën, ajrin dhe mushkëritë e fëmijëve dhe të moshuarve, me transportin urban që duhet të ketë një standard tjetër në bashkitë e reja.

Në këto bashki të reja nuk ka më qytetarë të dorës së parë që jetojnë në qendër dhe qytetarë të dorës së dytë që quhen rëndom fshatarë, të braktisur nëpër fshatra. Pas këtyre zgjedhjeve ka qytetarë të barabartë nga sheshi kryesor i bashkisë, deri tek fshati më i largët, që meritojnë barazi në akses, në shërbime, që meritojnë transport urban të denjë.

Këto zgjedhje janë për të vendosur kush është drejtimi i duhur që familja që jeton në fshat të mos gdhihet e ngryset me lëmoshën e  mbijetesës, që e nxjerr duke nxjerrë prodhimet rrugëve në pritje të ndalojë ndonjë makinë për t’i shitur, por që të ketë në krah mbështetjen e duhur për të marrë ujin, për kanalin kullues. Pas 21 qershorit, ne do të ndërtojmë një trekëndësh efikas dhe absolutisht transformues mes familjes fermere, bashkisë së re dhe qeverisë në Tiranë. Këto janë zgjedhjet e 21 qershorit.

Përballë këtyre sfidave, unë sëbashku me bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk kemi dalë në një fushatë politike, a thua se po zgjedhim në 21 qershor, parlamentin e ri të Shqipërisë. Por kemi dalë në një fushatë për të mbështetur kandidatët e drejtimit të duhur dhe për t’ju siguruar të gjithëve ju, se ne jemi garant i realizimit të programeve të tyre për komunitetin.

Ndërkohë ka edhe një fushatë tjetër, që e zhvillon Partia Demokratike. Një fushatë ku nuk flitet fare asgjë nga këto, për të cilat njerëzit do të shkojnë në votim në 21 qershor. Nuk flitet asgjë për çerdhet, kopshtet e shkollat, asgjë për plehrat, asgjë për ujin në arë, asgjë për kullimin, asgjë për transportin, asgjë për mjediset sportive dhe argëtuese, asgjë për biznesin e vogël dhe vetëpunësimin. Zero!  Asgjë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për integrimin e këtyre njësive të reja ekonomike. Por flitet se po të votoni për Partinë Demokratike në 21 qershor, do t’i merrni prapë dritat thuajse qyl, se do të keni taksat më të ulëta në botë, se pensionet do të rriten në datën 22 qershor, si në Europë. Me kë do t’i bëjnë këto, këta, me këtë burizanin që kanë vënë këtu! Si do t’i ngrenë pensionet si në Europë, në datën 22 qershor?! 

Po dritat si do jua japin qyl?! Po taksat si do ti bëjnë më të ulëtat në botë?! Duke i rënë burisë ky djali që s’ka bërë as shkollën? Me burinë e tij do ta bëjnë parajsë Shqipërinë këta në 22 qershor?! Ky është një turp, një turp i madh sepse ajo është një fushatë që ka në përmbajtjen e vet dëshpërim të madh dhe një përpjekje të dëshpëruar për të budallallepsur sa më shumë njerëz, për të manipuluar me sa më shumë vuajtje, me sa më shumë mundime e vështirësi të njerëzve, duke i ofruar njerëzve përrallën nga e kaluara, të cilën ata e ndëshkuan në 23 qershor të 2013.

E njëjta përrallë, të njëjtët personazhe, dhe e vetmja gjë që kemi të përbashkët ne dhe Partia Demokratike në këtë fushatë, e dini kush është? Edhe ne dhe ata flasim për 22 qershorin. Edhe ne dhe ata themi, votoni në 21 qershor sepse në 22 qershor do të ndodhë kështu. Vetëm se ne flasim për 22 qershorin, që vjen pas 21 qershorit të ardhshëm, ata e kanë akoma mendjen tek 22 qershori përpara 23 qershorit të 2013. Ata thonë votoni ju në 21 qershorin që vjen, që bota të kthehet përmbys, e ne të gdhihemi në 22 qershorin që iku para dy vitesh. Votoni ju në 21 qershorin që vjen se ishim më mirë kur ishim më keq.

Unë jam i bindur që kjo politikë e dëshpëruar nuk do të gjejë hapësira, dhe nuk do të mund të grumbullojë dot askund të budallallepsur që të venë mbas atij lloj berihai. Prandaj unë dua t’ju them dhe demokratëve këtu në Sarandë, -nuk ju bëjmë thirrje të merrni teserën e Partisë Socialiste apo të LSI-së. Mbajeni teserën e Partisë Demokratike, por një gjë ta keni parasysh. Në 21 qershor votohet për si do jetë jeta e familjes suaj jashtë mureve të shtëpisë. Votohet se si do të jetë jeta juaj këtu, ku ju ndani bashkëjetesën me të gjithë të tjerët. Prandaj, vota juaj ose do të shkojë për veten tuja, për familjen tuaj, për fëmijët tuaj, ose do të shkojë për të mbajtur me gajret SHQUP-in në Tiranë. Ose për punët e mëdha, për të cilat ka nevojë qyteti ku familja juaj ndan një pjesë të madhe të kohës, ose për burinë e SHQUP-it këtu në Sarandë. Ose për të ardhmen ose për të shkuarën.

Unë e di që ka demokratë që nuk bëjnë dot pa Saliun. Mirëpo mendoj që po ta mendojnë pak fare, është shumë e thjeshtë. Saliun aty e keni tek kafazi i kutisë së televizorit, çdo të enjte. Çdo të enjte shtypni pultin dhe çmalluni me komandantin tuaj. Mbajeni dhe për mbret po të doni, por këtu nuk ju duhet një burizan, ju duhet një shërbëtor dhe i vetmi shërbëtor, keni fatin që ju ka qëlluar të jetë një grua.

Zgjidheni Florianën për shërbëtore. Zgjidheni Florianën dhe ju siguroj se nuk do të pendoheni, sepse Floriana nuk është vetëm. Floriana ka pasur një skuadër të shkëlqyer, dhe meqë ra fjala për skuadrat, unë dua që nga ky shesh të çohet një brohoritje e madhe për fitoren e sotme me Francën.

Më shkruante njëri me humor, “Pse nuk shkruan në Twitter që në 18 muaj e çuam dhe kombëtaren në drejtimin e duhur?” E pra, Floriana ka mbrapa kombëtaren më të mirë që Shqipëria ka pasur në Parlament dhe në qeveri.

Një gjë dua t’ju them në fund miqtë e mi, sa më shumë dhe sa më të shumtë ju të shkoni në votim dhe të investoni për Florianën, aq më e madhe është barra e detyrimit tonë ndaj jush. Ndërsa të gjitha grave dhe vajzave të Sarandës, të bashkisë së re të Sarandës, ashtu si dhe grave dhe vajzave të Konispolit, Delvinës dhe me radhë, unë ju bëj thirrje që në këtë moment historik të jenë më të shumta se kurrë në kutinë e votimit, për ti dhënë krah politikës sonë të re. Politikës që çoi në momentin e vendimit historik për të pasur 50% gra dhe vajza në kuvendet tona vendore, dhe që e bëri Aleancën tonë, një fuqi edhe më të madhe, duke pasur 16% të kandidateve gra dhe vajza.

Kështu që mos e lini në asnjë mënyrë veten t’ju marrë historia që midis një gruaje dhe një burizani të veni pas burizanit. Këtë e kisha për të gjitha gratë demokrate, lëreni burizanin ti bjeri burisë për SHQUP-in, ju bashkohuni me të gjitha gratë për Florianën.

Fitore dhe suksese!