Marrëveshja që firmosim sot, për rimekembjen e sistemit elektro-energjitik, përbën një gur themeli në rrugën e vështirë por të sigurtë të rimëkëmbjes që kemi nisur.
Nënshkrimi, rikonfirmon besimin që kanë Banka Botërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare në masat e ndërmara gjatë këtij viti, por mbi të gjitha për planin e rimëkëmbjes pas gjunjëzimit disa vjeçar me përmasa gati shkatërruese të këtij sektori, ironikisht të pompuar me propagandë bombastike.
Një vit më parë, kur morën në dorë drejtimin e këtij sektori dhe hodhëm idetë e para të këtij projekti me ekipin e Bankës Botërore, shumë pikëpyetje shtroheshin përpara nesh; pasiguria e furnizimit me energji për dimrin që po vinte; pa-aftësia paguese e një sektori që gjeneronte 270 milion dollarë humbje në vit; konflikti ligjor i lënë hapur që mbante larg çdo financim dhe investitor të huaj; por mbi të gjitha një perspektivë e zymtë që e bënte sektorin elektroenergjitik një të sëmurë tumoral që të gjithë kërkonin t’i qëndronin larg.
Por, ja ku jemi sot, në këtë cemoni duke kremtuar paketën më të madhe finaciare të dhënë njeherësh për sektorin elektro-energjitik prej 150 Milion dollarësh, pasi i dhamë përgjigje shumë dilemave që ekzistonin një vit më parë.
Marrja e kësaj mbështetje financire është rezultat i një negocimi intensiv ndërmjet përfaqësuesve të Bankës Botërore nga njëra anë, dhe përfaqësuesve të palës sonë, me përbërje nga Ministria e Financave, e Energjisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik. Gjej rastin t’i falenderoj kolegët, dhe stafet e tyre për kontributin e dhënë.
Marrja e kësaj mbështetje u bë gjithshatu e mundur, pas zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes me kompanine CEZ as., e mbështetur dhe përshendetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.
Sot, pas gati një viti, kemi rikthyer pronësisë e plotë mbi aksionet e kompanisë së shpërndarjes në favor të shtetit shqiptar, duke krijuar në këtë mënyre, kushte për realizimin e investimeve të domosdoshme në ketë sektor, por jo vetëm, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e performancës dhe ndryshime rrënjësore në sektorin e energjisë elektrike.
Projekti Rimëkëmbja e Sektorit Elektroenergjitik, parashikon si investime kapitale aq shumë të domosdoshme dhe të mirepritura në të tërë sektorët e elektro-energjitik, ashtu dhe mbështetjen me reforma të thella që të gjitha sëbashku synojnë në rritjen e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike, dhe nxjerrjen e sektorit nga kriza financiare.
Risia e këtij projekti është se në sinkron me këtë kredi të Bankës Botërore, pala shqiptare do të bashkëfinancojë edhe mbi 125 Mln USD të tjera deri në vitin 2020, për punimet civile etj.
Por mbështetja për sektorin elektroenergjitik, sidomos shpërndarjen, ka hapur rrugën dhe ngjallur besimin edhe tek institucionet e tjera financiare publike por edhe private, të cilët kanë shprehur gadishmërinë të financojnë në sektor.
Një pjesë e mirë e fondeve të kësaj pakete rreth 95 Milion, do të investohen për sektorin e shpërndarjes, aq shumë të lënë pas dorë nga privatizimi i dështuar dhe synon kompletimin me matësa të rinj të 300 mijë konsumatorëve, përforcimin e dy nënstacioneve në Tiranë duke rritur fuqishëm sigurinë e furnizimit në zonën e Tiranës që përbën dhe një nga zonat më të populluara të vendit.
Instalimin e rreth 2600 km kablo të llojeve të ndryshme për tensionin e ulët dhe atë të mesëm, duke u shoqëruar dhe me montimin e mbi 500 kabinave elektrike dhe 10.000 shtyllave të tensionit të ulët, që do të mbulojnë kryesisht zonat më të populluara që përbëjnë dhe ato më problematiket.
Gjithashtu, do të përmirësohet dukshëm qendra e të dhënave për sistemin e transmetimit dhe të ngrihet një sitem modern faturimi. Me këtë investim, synojmë të mbulojmë rreth 50% të të gjithë abonenteve në të tërë vendin.
Me këtë projekt synojmë një manaxhim më profesional të shoqërisë së shpërndarjes, si një ndërmarrje jetike për mbarëvajtjen e dy komponentëve të tjerë të sistemit elektro-energjitik, transmetimit dhe prodhimit.
Eksperiencat në këtë drejtim janë të shumta dhe ne po punojmë edhe më partnerë të tjerë nga sektorit privat për implementimin e praktikave dhe teknologjive më të mira në sektorin e shpërndarjes.
Gjithashtu, investimi në sistemin e transmetimit do të mundësojë fillimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike duke filluar vitin tjetër e duke synuar që në vitin 2018, 40% e tregut konsumit të energjisë të liberalizohet.
Me implementimin e sukseshëm të projektit, synojme të ulim humbjet totale në rrjet nga 40% sot, në 17% në vitin 2019; të rrisim nivelin e arkëtimeve nga 84% që është sot, në të paktën 93% në vitin 2019. Synojmë ta kthejmë sektorin energjitik, nga një sektor i zhytur në borxhe sot, ku pa këto ndërhyrje vetëm operatori i shpërndarjes në vitin 2018 do të akumulonte 800 milion USD borxhe nga 540 million USD që i ka sot, në një sektor financiarisht të qëndrueshëm duke filluar nga viti 2018.
Reformat që do ndërmarrim, synojnë shëndoshjen dhe qëndrushmërinë financiare, liberalizimin e tregut, të cilat në vetvete do të nxisin investimet në sektorin elektro-energjitik, sidomos në burimet e reja gjeneruese.
Këtë vit, do të miratohet dhe ligji i ri për energjine elektrike, duke e përafruar legjislacionin e sektorit me direktivën evropiane, dhe hedhur bazat për hapjen e tregut dhe modelin e ri të tregut të energjisë elektrike, të cilin do ta implementojmë që vitin e ardhshëm.
Por, çelësi i suksesit në sektorin elektroenergjitik mbetet mirë-administrimi, disiplina financiare në pagesa dhe reduktimi i humbjeve teknike dhe jo-teknike.
Qeveria shqiptare është e vendosur t’i japë përgjigje përfundimtare këtyre sfidave, si me politikat e forcës së ligjit, duke ndëshkuar çdo abuzim me energjinë, ashtu edhe me zgjidhje ekonomike e teknologjike, ku një rol të rëndësishëm ka edhe ky projekt.
Në përfundim, dua të them se nga rrugëtimi një vjeçar mes sfidave në këtë sektor, kam kuptuar se suksesi i reformës nuk vjen si rezultat i ndonjë ideje apo zgjidhje gjeniale, por nga një vullnet i palëkundur për implementim drejt një objektivi të qartë.
Rruga drejt realizimit të reformës kërkon sakrifica, shpesh me kosto politike, por është e vetmja rrugë drejt suksesit për një të ardhme më të sigurtë.
Përballë sfidave të sektorit elektro-energjitik, qeveria shqipëtare e ka bërë zgjedhjen e saj, duke zgjedhur reformën mbi luhatjen, forcën e ligjit mbi tolerancën populiste.
Mbi të gjitha, ka zgjedhur partneritetin me institucionet financiare, për të siguruar që reforma në energjitikë të synojë shëndoshjen afatgjatë të sistemit duke e kthyer këtë sektor në motorin e zhvillimit ekonomik.
Projekti që po kurorëzojmë sot është një gur i rëndësishëm themeli në këtë proces, ndaj në emer të përfaqësuesve të sektorit energjitik në këtë sallë i shpreh Bankës Botërore mirënjohjen e thellë për mbështetjen.
/Shqiptarja.com