Fjala e plotë e ministrit Haxhinasto gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për portin e ri të jahteve në Shëngjin

Kjo marrëveshje parashikon ndërtimin e një porti turistik, në portin e Shëngjinit, një port I cili do të krijojë  një mundësi të madhe për industrinë turistike në atë zonë të vendit.Do të jetë një investim mbi 7 ml dollarë, konceptuar me teknologjinë më moderne të ankorimit të anijeve turistike. Shumë I rëndësishëm do të jetë impakti për zonën, do të ketë një punësim të rëndësishëm, qoftë në fazën ndërtuese por edhe më tej,në fazën e operimit të këtij porti. Ky është një zhvillim pozitiv për portet turistike që janë ndërtuar dhe po ndërtohen në vend, siç është porti I kalasë së Turës në Kavajë.Është miratuar dhe kontrata konçesionare për një ndërtim të ngjashëm në veri të portit aktual të Durrësit. Gjithashtu po trajtohen kërkesa konçesionare  nëJug të vendit, në Bunec etj, që po e plotësojnë mozaikun e porteve turistike të vendit. Është e domosdoshme që krahas ndërtimit të porteve, të zhvillohet edhe infrastruktura përkatëse që duhet të jetë për ti shërbyer jahteve, marinave. Kjo duhet patur parasysh nga autoritetet dhe përfaqësuesit lokal, me qëllim që mostë jenë vetëm vende ankorimi, portë jenë vende ku shërbehet, me të gjithë ato shërbrime që ka nevojë industria rekreative e detit. Është detyrë e Qeverisë që ta plotësojë paketën e shërbimeve me qëllim që Shqipëria të bëhet një vend konkurues dhe tërheqës, edhe për këtë shërbim të rëndësishëm të industrisë së detit. Unë dua ti them përfaqësuesve të kompanisë që të operojnë sipas axhendës.Porti parashikohet të ndërtohet në një periudhë 12 mujore, dëshiroj që të operojnë brënda këtij kalendari dhe sigurisht me kërkesën e vazhdueshme, që punimet të bëhen me cilësinë më të lartë.Porti I Shëngjinit duhet të rrisë shërbimet, volumin, atraksionin edhe nga një investim I tillë cilësor.Ky port do të ketë një kapacitet prej 200 jahtesh, dhe shpresojmë që këtë kapacitet ta arrijë pas 12 muajsh që fillon ndërtimi.
Përsa I përket rrugës së Kombit, a mos do të kemi një konçesion në dëm të ekonomisë shqiptare, siç ishte Rinasi?
Unë mendoj se ka një ndryshim themelor midis të drejtave ekskluzive të fluturimeve ndërkombëtare dhe menazhimit të një segmenti rrugor.Dallimi është shumë I qartë, në kushtet e një kontrate ekskluzive në fluturimet ndërkombëtare, asnjë kompani tjetër nuk kishte të drejtë të hapte një aeroport ose të ofronte shërbime aeroportuale për fluturime ndërkombëtare.Në rastin e rrugës Milot-Morinë shpresoj që të kemi një kompani fituese, dhe po vlerësohen me seriozitetin maksimal qoftë nga ana e Ministrisë qoftë nga konsulenti që është “IFC” pjesë e Bankës Botërore. Në këtë rast kemi një operator që do të bëjë një investim të rëndësishëm për Urën e Re të Kukësit, për një gjeometri tjetër të lidhjes të Urës me rrugën drejt Morinës, duke pasur parasysh që sot rruga është jashtë çfarë do lloji standarti teknik. Apo ndërhyrje në skarpatet e rrugës, që kanë rrëshkitje të vazhdueshme, pra do kemi të bëjmë me investime kapitale të mirëfillta. Parashikimet janë mbi 50 milion dhe ofertat janë të tilla. Për të realizuar mirëmbatjen e rrugës duhet rreth 4,5 milion euro në vit, dhe të gjitha këto do të realizohen me një tarifë të kalimit të rrugës, ashtu siç është metoda normale në çdo vend të Europës. Këtu çfarë ekskluziviteti ka?Këtu nuk ka një ekskluzivitet, këtu nuk ka një monopol.Këtu ka një skemë ekonomike, një formulë ekonomike e cila është e hapur, ështe e tenderuar dhe fitohet nga oferta më e mirë për t’u shërbyer interesave të publikut. Pra, nuk e shoh me vend që t’I krahasoj me ekskluzivitetin e një aeroporti, por mendoj se mënyra e menaxhimit të operimit të kësaj vepre të rëndësishme Milot-Morinë, me këtë kontratë koncesionare, është një mënyrë e përshtatshme për të ulur presionin mbi buxhetin e shtetit, ndaj përfundimit të kësaj vepre dhe përdorimin e parave publike të qytetarëve shqiptarë për gjëra të tjera. Ne kemi shumë nevoja për të mbaruar rrugët.Edhe dje në parlament besoj se e ndoqët diskutimin për rrugën e Arbrit.Kemi nevoja të mëdha për të mbaruar edhe rrugën e Arbrit, kemi nevoja të mëdha për të mbaruar edhe segmente të tjera rrugore që ka vendi, por kemi nevojë edhe për investime të tjera publike.Kemi nevojë për modernizimin e sistemit të transportit dhe të transportit ndërqytetas, I cili është akoma në gjendje shumë të rënduar. Pra autobuzët e linjave midis qyteteve dhe qendrave të bashkive, apo dhe investime të tjera të rëndësishme që të sjellin shërbimet e transportit,se ne kështu i konsiderojmë si shërbime, dhe jo vetëm si vepra fizike, si asfalt edhe shina mbrojtëse, por si shërbime transporti për t’I bërë ato më moderne dhe veçanërisht më të sigurta. Edhe investimet që I kemi bërë për sigurinë rrugore drejt kësaj kanë çuar, ku si asnjëherë tjetër, në dy vite e gjysëm të kësaj Qeverie janë investuar afërsisht 30 milionë dollarë vetëm në sigurinë rrugore.Megjithatë ne jemi akoma shumë larg nevojave që ka vendi për sigurinë rrugore.Ky është qëllimi edhe I dhënies me konçesion, të mirëmbajtjes dhe të investimeve në rrugën Milot-Morinë.
•           Zoti Haxhinasto, po e shikoni mundësinë për të  dhënë me konçesion të rrugëve të tjera?
Asnjë proces tjetër nuk ka filluar, megjithëse edhe këtë e kam thënë publikisht.Ështe përfunduar një studim I bërë me konsulencë ndërkombëtare për mundësinë që kanë akset e ndryshme të Shqipërisë për t’u taksuar. Një studim I bërë nga një konsulencë ndërkombëtare prestigjoze dhe që po studiohet edhe nga ana e Ministrisë dhe nga ana e ARrSH-së, dhe në qoftë se do të jemi në të njëjtën linjë, në të njëjtin kuptim dhe mirëkuptim me konkluzionet e studimit, sigurisht që mund të veprojmë dhe mund të shpallim tendera publikë për kompani që mund të menaxhojnë segmente të ndryshme të rrugës,  me qëllimin e vetëm që jo të mbledhim sa më shumë para, por të ofrojmë cilësi sa më të madhe të segmenteve rrugore të vendit dhe t’I mirëmbajmë ato me standartin e duhur që kanë nevojë.     
•           Në rastin e rrugës Durrës-Kukës është vendosur një tarifë prej 5 eurosh, që flitet prej shumë ditësh. Është më e larta në rajon dhe në disa vende të Europës?Duke marrë parasysh edhe rastin e SGS-së që është kërkuar një rritje tarifash, a do të përballen qytetarët shqiptarë pas disa vitesh sërish me këtë gjë, pra me një rritje tjetër të kësaj tarife?
 
Nuk është aspak ashtu siç thoni ju, është nën mesataren e rajonit.
Sa I takon tarifës 5 euro,  llogaritja është bërë duke pasur parasysh që të ishte nën mesataren për kilometër të rajonit. Është parashikuar që në të ardhmen në varësi të performancës të konçesionit dhe të rritjes së volumit të kësaj rruge sigurisht, se ka një trend rritës, shteti shqiptar të jetë pjesmarrës në përftim.Është e rëndësishme që të thuhet që edhe popullsia e vendit aty do të përjashtohet nga kjo tarifë, pra s’do të jetë pengesë për lëvizjen e lirë në këtë rrugë, por sigurisht do të jetë e përshkallëzuar nëpërmjet kritereve të caktuara tashmë të njohura, me qëllim që të mos vendoset si pengesë mbi qytetarët që e përdorin këtë rrugë jo për qëllime biznesi.
•           Do të ketë një tavan për këtë tarifë që të paktën nga 5 të shkojë në 7 euro maksimumi dhe jo më shumë se kaq?
Nuk mund të them asgje për këtë, por tarifa mesatare është prej 5 eurosh.Por për kamionët mund të jetë pak më e lartë. Por, këtë tani nuk mund ta them sepse kjo konkretizohet në fazën e negocimit, dhe mund të jetë edhe më e ulët se sa 5 euro.
Zoti ministër përsa i përket kompanisë SGS që ka paralajmëruar rritje të tarifës me 6,7 %?
Po për kolaudimin, se e kam parë edhe në disa media sot që fatkeqësisht nuk marrin as mundimin të lexojnë  deklarimet zyrtare të Ministrisë, është bërë një kërkesë nga ana e konçensionarit  që të bëhet indeksimi I tarifës mbi bazën e kontratës konçensionare që ka, është e drejtë e tyre  që një hërë në tre vjet, tarifat të shikohen dhe të reflektojnë indeksin e inflacionit.Ne I kemi kthyer përgjigje që nuk është momenti për të trajtuar këtë rritje si kohë.Por në momentin e duhur  ne do të marrim në konsideratë edhe performancën  e këtij koncensionari.  Do të thotë që do të shikojmë ashtu siç bëjmë në mënyrë të vazhdueshme realizimin e gjithë deryrimeve të këtij konçensionari, për sa I takon  detyrimeve të tij në kontratën koncensionare.Nuk mund të them sot se si mund të jetë qëndrimi I Ministrisë në muajin shtator kur është  koha e shqyrtimit të tij.
Potencialisht  vendimi ynë mund të jetë edhe  refuzimi I  kërkesës për rritje të tarifës.Por sot nuk dua ta paragjykoj.Gjithçka do të varet nga vlerësimi që do të bëjmë në momentin e caktuar .
Për t”ju rikthyer edhe një herë temës së sotme, cili është emri i kompanisë fituese, dhe a ka patur oferta  të tjera dhe mbi ç”bazë  është vlerësuar kompania që po merr portin e jahteve?
Kompania quhet “Adriatik”,  është një konsorcium i disa kompanive.Tenderi është bërë mbi bazën e të gjithë kritereve të konçensionit, madje  është shpallur dy herë duke respektuar afatin kohor, dhe kjo ka qënë oferta që ka ardhur për shqyrtim në ministri.Mund ta shikoni sistemi është transparent.  Potë hyni në sistem mund të shikoni në mënyrë të plotë se si janë paraqitur ofertat, nga kushjanë paraqitur.
Edhe një pyetje të fundit nuk keni shkuar në Francë për të parë ndeshjen?
Kam inspektim nesër, do të shikoj se si po mbyllen rrugët e Shqipërisë , kështu që do ta shikoj në televizor ndeshjen me kënaqësi të madhe.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore