AKSESI NË DREJTËSI
Mundësimi i aksesit të plotë në drejtësi me një tarifë të reduktuar në masën 37%- 50% në të gjitha shërbimet e administratës gjyqësore, ku shtetasit që kërkojnë të drejtën e munguar apo të cënuar në gjykatë sot paguajnë më pak. U përmirësua zgjerimi i rrethit të subjekteve që përfitojnë ndihmën juridike falas, duke rritur besimin e publikut në sistemin e ofrimit të ndihmës juridike.

DIXHITALIZIMI I AKKP-së
Është mundësuar procesi i skanimit të plotë dhe transparent për gjithë vendimarrjen në procesin e kthimit të pronës, për t’i hapur rrugë zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave në Shqipëri, e cila nuk ishte zgjidhur për 21 vjet. Është hartuar dhe miratuar një plan veprimi i qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllimin e vetëm të nxjerrjes së një fature të saktë financiare për të gjithë shtetasit, që gëzojnë një titull pronësie. Është realizuar regjistrimi dhe dixhitalizimi i të gjithë vendimmarrjes së AKKP-së ndër vite, përmes skanimit dhe regjistrimit në një data-bazë të unifikuar.

DIXHITALIZIMI I SHËRBIMEVE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në Shtator të vitit 2013 sistemi i aplikimit elektronik të subjekteve ishte i shtrirë në 5 zyra vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, tashmë u mundësua shtrirja e këtij sistemi në të gjithë territorin e Republikës. Aplikimi elektronik u realizua në 17 zyra vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe deri në fund të vitit ai do të shtrihet në 35 zyrat vendore. Kjo do të sjellë transparencë, besueshmëri të publikut dhe shërbim efektiv në më pak kohë. Përfundoi regjistrimi fillestar për 160.000 pasuri të tjera, duke bërë një total prej 320.000 pasurish të regjistruara, për të sjellë më shumë transparencë, efektivitet dhe siguri për shtetasit që gëzojnë një titull pronësie. U realizua implementimi i sistemit ALBPOS, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sistem ky që mundëson:
* Përmirësimin e procesit të rregjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe kthimit të pronës;
* Rritjen e efikasistetit dhe cilësisë në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale;
* Unifikimin dhe saktësimin e hartave topografike. Kjo do të bëjë të mundur që të gjitha institucionet që prodhojnë tituj pronësie si AKKP, ZRPP, ALUIZMI të flasin një gjuhë, gjuhën dixhitale.
Sistemi “ALBPOS” (Sistemi Shqiptar i Pozicionimit Global) është dizenjuar dhe realizuar nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku janë instaluar 16 antena satelitore në 16 njësi vendore për të mundësuar përcaktimin e saktë të kufijve të pronave dhe parcelave, duke shmangur kështu mbivendosjen ose pasaktësitë e mëparshme. Koordinatat që ai do të ofrojë janë në përputhje me standardet e kërkuara nga vendet europiane me një marzh gabimi vetëm plus/minus 2 cm.
DIXHITALIZIMI I SHËRBIMIT NOTERIAL
Përmirësimi i Regjistrit Dixhital të Noterisë dhe nëpërmjet sistemit “One Stop Shop’, rritja e transparencës së shërbimit noterial me një shërbim më eficent në transaksionet me pasuritë e paluajtshme, duke shmangur fenomenet korruptive në këtë sistem. Ky shërbim sot mundësohet në 320.000 pasuri, që kanë përfunduar tashmë regjistrimin fillestar elektronik.

SHËRBIMI PROVËS DHE MBIKQYRJA ELEKTRONIKE
U realizua faza më e rëndësishme e shtrirjes së Shërbimit të Provës në 10 zyra të tjera të vendit. Nga 1 zyrë pilot që ishte dje në Tiranë, sot është shtrirë në të gjithë territorin. Mbikqyrja elektronike u jep mundësinë autorëve të veprave penale për ri-integrim dhe rehabilitim në shoqëri; realizon mbikëqyrjen e të dënuarve me dënime alternative me qëllim mbrojtjen e interesave publike dhe parandalimin e kryerjes së veprave penale, ulje të kostove në sistemin e burgjeve, përmirësimin e të drejtave të dënuarve.