Mirëdita të gjithëve!
Shumë faleminderit për këtë mikpritje kaq entuziaste dhe për mbështetjen plotësisht të merituar që ju i jepni kryetarit tuaj të bashkisë. Nuk dua të flas gjatë, se këtu në Kavajë nuk ka nevojë për të folur shumë, mjafton t’i kesh sytë në ballë e të shikosh rreth e rrotull, për të kuptuar gjithçka dhe për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi.
Më thanë që ka ardhur Luli, këtu në Kavajë dhe ka bërë pyetjen si e quajnë kryetarin e bashkisë, Elis Roshi apo Ervin Roshi. Edhe unë kam një pyetje tjetër, si e quajnë kryetarin e PD-së, Sali apo Lul. Se përsa i përket kryetarit të bashkisë e quajnë Ervin, e quajnë Elvis, e quajnë qytetarin e parë të Kavajës.
Vini ka qenë 15 vjeç, bashkë me shumë 15-vjeçarë dhe me shumë të rinj që e braktisën Kavajën në momentin kur u hapën kufijtë dhe ikën sëbashku me qindra mijëra shqiptarë, për të kërkuar në rrugën e vështirë e plot mundime të emigrimit, një jetë m të mirë dhe nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra e dhjetëra mijëra të tjerë që në vitet ’90-të, në vitet e vështira të emigrimit trajtoheshin si mos më keq dhe dëboheshin për çfarëdo arsye si emigrantë të paligjshëm, edhe ai ka qenë i dëbuar, por ajo që sot ka rëndësi është se është i nderuar. I nderuar, sepse është shërbimi i jashtëzakonshëm që i ka bërë vendlindjes që e bën të nderuar në gjithë Kavajën, është përkushtimi i jashtëzakonshëm që i ka vënë në dispozicion njerëzve të këtij qyteti dhe që do t’i vërë nesër njerëzve të bashkisë së re, që e bën të nderuar, është lidhja e tij e fortë me punën, me veprat dhe me jetësimin e programit të tij dhe me kthimin e zotimeve në realitet, që e kanë bërë dhe do ta bëjnë edhe më të nderuar.
Një kryetar bashkie, i cili mori një nga trashëgimitë më të vështira, një nga bashkitë më të rrënuara, një nga realitet më të braktisura dhe që iu deshëm vetëm katër vjet për ta transformuar në një realitet tërësisht tjetër. Dhe mos harroni që katër vitet ishin shumë të vështira, sepse në vend që ta mbështeste dhe t’i hapte rrugë projektit të tij, qysh ditën e parë që kavajasit e votuan, Saliu e rrethoi Kavajën, e bllokoi, e izoloi dhe e trajtoi njësoj siç trajtoi të gjitha bashkitë e drejtuara nga socialistët. Deri kur në 23 qershor, Kavaja i dha dërrmën përfundimisht dhe u çlirua, duke çliruar energjinë e jashtëzakonshme të njerëzve të këtij komuniteti, që, më në fund, pas 20 e kusur vitesh që e votuan Saliun, gjetën drejtimin e duhur dhe nuk kanë ndërmend të kthehen më mbrapa.
20 e kusur vite, deputet i Kavajës këtu, president dhe kryeministër dhe as ujë të pijshëm nuk i la Kavajës kur iku. Ndërsa sot, unë mund t’ju them se është shumë e afërt dita që i gjithë plazhi i Golemit që përfshihet në bashkinë e re të Kavajës do ta ketë ujin e pijshëm, sepse ne e kemi financuar projektin.
Ashtu sikundër është shumë e afërt dita që me këtë kryetar bashkie nuk do të ketë metër tokë bujqësore të paujitur dhe kanal kullues të pahapur.
Është e qartë që i vetmi mister për Kavajën është se në dorë të kujt ka mbetur Kavaja të Saliut apo të Lulit. Mistere te tjera nuk ka. Ashtu sikundër nuk ka më asnjë pikëpyetje që shkulja e një memoriali që ishte krejtësisht i padenjë, një shëmtirë e artit komunist, gjoja në nderim të demokracisë, nuk ishte shkulja nga zemra e Kavajës, e asaj kujtese historike për Kavajën, por ishte kthimi i dinjitetit të asaj kujtese, përmes një memoriali të realizuar nga një skulptor i madh shqiptar, nga një emër i famshëm sot në Europë, nga një qytetar i Durrësit që i ka dhuruar Kavajës një skulpturë, në kujtesën dhe në respektin e të gjithë atyre të rinjve që dolën për të çliruar Kavajën dhe Shqipërinë nga regjimi komunist, - Ilir Xhixha që është këtu dhe unë e përshëndes.
Nuk ka mbyllje më fantastike për këtë fushatë për Kavajën e re, për bashkinë e re të Kavajës, sesa të çelim së bashku memorialin dhe monumentin e shkëlqyer modern, që i bën respekt socialistëve, demokratëve, qytetarëve besnikë të Kavajës, që i bën respekt të gjithë atyre djemve që Saliu iu dha pishtarin e demokracisë, por i trajtoi sikur të ishin bishtuk e jo pishtar. Ndërkohë që ishte zgjedhja e këtij kryetari bashkie që i ktheu dinjitetin edhe pishtarëve të demokracisë sepse i ktheu dinjitetin Kavajës.
Ishte zgjedhja e këtij kryetari bashkie që i ktheu dinjitetin të gjithë demokratëve të thjeshtë dhe ndershëm të Kavajës sepse i ktheu Kavajës dritën, ditën dhe natën. Sot Kavaja është qyteti më i mirëndriçuar i Shqipërisë. Sot Kavaja është një qytet mesdhetar që po ripërtërihet dhe nuk ka, në gjithë këtë hapësire, qendrore, asgjë për ti patur zili qyteteve të vogla të Italisë.
Pra në 21 qershor të gjithë, socialistë dhe demokratë votoni si kavajas. Votoni SHQIP, jo SHQUP. E të votosh SHQIP në Kavajë do të thotë të votosh Elvis Roshin. Vota SHQIP në 21 qershor është vota në drejtimin e duhur, vota SHQUP është vota për drejtimin e paditur.
Që të mos ta marrim shumë seriozisht këtë kandidatin tjetër këtu, - nuk i kam marrë leje Vinit, - po më ka treguar shumë kohë më parë sesi e ka pritur në daljen e tij të parë jashtë shtetit këtë Anxhelon në Itali dhe sesi ka qenë duke e shkelur makina sepse nuk njihte as vijat e bardha, as semaforët ai. Shyqyr që ka shpëtuar! Shumë mirë që i ka mësuar vijat e bardha, shumë mirë që i ka mësuar semaforët. Do të kishte qenë mirë të kishte paguar dhe taksat e bashkisë se nuk mund të bëhet kryetar bashkie dikush që nuk ka paguar asnjë taksë për bashkinë ku jeton.
Ju nuk keni nevojë që t’ju them unë se kë duhet të zgjidhni sepse Kavaja zgjedhjen e vet e ka bërë. 21 qershori duhet të jetë jo një betejë, por një festë e madhe demokratike për të gjithë bashkinë e re të Kavajës.
Në 21 qershor të gjithë vajza, djem, gra, burra të derdhen në qendrën e votimit për dinjitetin e rifituar të Kavajës.
Rroftë Kavaja!
Fitore!
/Shqiptarja.com