Fjalimi i Ramës në KiE, debati në ‘Konstrast’, Këlliçi: Spektakël, vetëm për propagandë! Vangjeli: Dhimbje që politika s'i tejkaloi ‘syzet’ e ideologjisë

Opozita shqiptare, edhe pse ka shprehur të njëjtin qëndrim për raportin e Dick Marty si Qeveria e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Qëndrimin e ka përforcuar në ‘Kontrast’ në Report Tv deputeti Belind Këlliçi.

Këlliçi ka deklaruar se Rama e përdori këtë çështje për makijazh politik, kur në fakt do të duhet të kishte ndërmarrë nisma konkrete drejt një rezolute të re.

“Çdo iniciativë për ta ndryshuar atë raport dhje për të thënë të vërtetën është detyrë patriotike dhe kombëtare.  Por të shkosh për show, të mbash një fjalim përtej çdo lloj limit, të ofendosh drejtuesin e punimeve, të përmendesh sërish ‘Open Balkan’ për të cilin nuk e ke pyetur kurrë Kosovën. Për fat të keq Edi Rama ka folur si kryeministër dhe arroganca e tij bën pis të gjithë shtetin shqiptar.  Gjithçka duhej bëhej në mënyrë zyrtare, përmes një rezolute. Por këto nuk janë bërë. Shfaqja e djeshme është bërë për propagandë. Ai thjesht kërkon një makijazh. Unë gjykoj që e ka rënduar Hashim Thaçin nga fjala e tij. Është i njëjti Kryeministër që me një Kryeministër të Kosovës shkoj në gjyq. Atë shfaqje të shëmtuar dje mund t’ia kishte kursyer shqiptarëve”, tha Këlliçi duke e cilësuar Kryeministrin Rama “një ‘satrap’ oriental”.

“Nuk di të ketë ndodhur më parë që ftesa të konfirmuara për një darkë që organizohet nga një Kryeministërr të anulohen brenda ditës”, tha ai.

Këtë gjuhë të përfaqësuesve të opozitës e ka kritikuar ashpër analisti Lorenc Vangjeli. Ai tha se dje në KiE Rama prezantoi vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Qeverisë shqiptare, duke e cilësuar një prezantim me dinjitet të shtetit shqiptar.

“Kërkonte të zhbënte një të pavërtetë të madhe. Ky Dick Marty ngatërroi dynjanjë dhe krijoi një pasojë morale dhe jo vetëm për ne. Është ngatërrimi i statusit të heroit dhe luftëtarit, të çlirimtarit dhe aleatit me atë të banditit dhe kriminelit.  Kush ka tentuar të hedhë ujë mbi këtë qëndrim ka ccuar ujë në Serbi”, tha ai.

“Ne ‘pleshtin’ lokal e konsiderojmë gjithmonë më të rëndësishëm se jorgani i përbashkët”, vijoi Vangjeli duke thënë se palë politike në Shqipëri dhe Kosovë nuk arritën të dilnin dot mbi interesat e ngushta politike.

“Unë mirëkuptoj çfarë kanë thënë deputetët por unë kam ndjerë dëshpërim të thellë kur kam dëgjuar në shqip, që disa vazhdojnë të shikojnë me syzet e ideologjisë dhe duke u marrë me individin Rama. Ne ‘pleshtin’ lokal e konsiderojmë gjithmonë më të rëndësishëm se jorgani i përbashkët. Nuk arrijnë dot ta tejkalojnë këtë. Të gjithë bien dakord që raporti i Dick Marty-t është kriminal, me pasoja të jashtëzakonshme, jo thjesht për ata që janë në qeli sot që nuk duartrokasin se i kanë duart të lidhura me pranga.  Do të ishte shumë  më e udhës iniciativa të duartrokitej dhe të gjykohej mënyra, stili si e bëri Rama. Të ndahemi edhe këtu është tregues i qartë se ne shqiptarët priremi nga urrejtja dhe jo nga dashuria. Ky qëndrim është dëshpërues. Në shqiptarët duhet të dilnim mbi egoizmin tonë, jo për të folur për ‘Open Balkan’ por për ‘Open mind’”, përfundoi në ‘Kontrast’ në Report Tv, Lorenc Vangjeli.

Një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.  Fjalimi i tij krijoi shumë reagime në Tiranë dhe Prishtinë. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daniel: 14/10/2022 03:45

    Raporti i Martit eshte aprovuar nga KiE-ja, ndersa gerdalla e stazhionuar e byrose politike si gjithmone i duket vetja si orator i pashoq. Ndaj dhe zbardh dhembet dhe nxjerr veshet ne menyre per te kapur majat me te larta te gomarizmit. Ndersa Kellicet dhe Kerricet i bejne fresk me pro dhe con tipike butaforike.

    Përgjigju
  • gimi: 13/10/2022 21:47

    delir kerrici ???? lot lot

    Përgjigju
  • alfredi: 13/10/2022 20:03

    A nuk ju dhëmb koka kur ndigjon nje Këlliç apo krriç nga njëra anë dhe nga ana tjetër një Buzhalë apo bukshkalë që me "idetë" e tyre duan të të mbushin mendjen për atë që e gjithë bota shqiptare e quan një fjalim briland, të guximshem dhe me nivel të lartë intelektual. 2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?