Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji ka reaguar në lidhje me fjalimin përshëndetës të ministrit të Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, pasi ky i fundit dha dorëheqjen. “Po largohem nga detyra në mënyrë të paimponuar. Sulme të egra të orkestruara nga opozita. Kam patur mbështetje nga grupi parlamentar. Ndjej keqardhje për atë pjesë të politikës, që sulmet ndaj meje kanë qenë në jopak raste edhe johumane,”- u shpreh Xhafaj ndër të tjera në fjalimin përballë vartësve të tij.
Lidhur me këtë fjalim Salianji ka bërë një status në rrjetet scoiale ku shprehet se Xhafaj u tërhoq nga karriera e tij politike pasi sipas tij u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.
“Xhafaj u shkërrmoq, nuk u dorëhoq!
Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si nje ministër që u shkërrmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj. Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori për interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik, me qëllim të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj,”- shkruan ndër rreshta deputeti demokrat.