Fjalimi prekës i ikonës së aktrimit,
Winfrey për racizmin

Fjalimi prekës i ikonës së aktrimit,<br />Winfrey për racizmin<br>
Mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet Golden Globe 2018 Ikona 63-vjeçare e aktrimit, Oprah Winfrey u bë gruaja e parë me ngjyrë që u vlerësua me këtë çmim. Me një fjalim emocionues ajo ka prekur zemrat e publikut duke folur për problemet e racizmit dhe të mbarë njerëzimit.

75-vjetori i Golden Globe Awards të dielën ishte një natë e veçantë dhe një rikthim i fuqishëm në kujtesën e ikonës 63-vjeçare të aktrimit, Oprah Winfrey .

Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të Golden Globe 2018, aktorja Oprah Winfrey u bë gruaja e parë me ngjyrë që mori çmimin Cecil B DeMille.

Aktorja Reese Witherspoon e prezantoi më shumë emocion, duke e përqafuar menjëherë Winfrey, duke shtuar se sa shumë ka mësuar nga ajo.

Fjalimi emocionues i Winfrey përfshiu tema të njerëzimit nga racizmi deri tek kampet e refugjatëve. Gjatë fjalimit të saj Winfrey u prit me brohoritje të vazhdueshme.

 “Faleminderit, Reese. Në vitin 1964 isha një vajzë e vogël në banesë të të ulët të nënës sime sime në Milwaukee duke parë Anne Bancroft-in që po prezantonte Oskarin për aktorin më të mirë në Academy Award 36”, falënderon Dubbel Winfrey.

Fituesi ishte Sidney Poitier. Pashë që në skenë u ngjit njeriu më elegant që kisha parë ndonjëherë, kravata e tij ishte e bardhë, lëkura e tij ishte e zezë dhe ai po festonte.

Nuk kisha parë kurrë të festohej për një njeri me ngjyrë si në atë rast. Unë duhet të përpiqem ta them shumë herë për të shpjeguar se çfarë do të thotë kjo për një vajzë të vogël, për një fëmijë që po shikonte nga një karrige varfanjake, kur nëna ime vinte e lodhur nga pastrimi i shtëpive të njerëzve të tjerë. Por gjithçka që munda të bëj është, ajo që dua të shpjegoj në paraqitjen e Sidney në Lilies of the Field: “Amen, amen, amen, amen!”,

Pra fjalimi i Oprah-së u bë më i fuqishëm në momentin e fundit të fjalimit të saj kur ajo përcolli një mesazh shprese duke thirrur për unitetin e njerëzve.

 “Dua që të gjitha vajzat që janë duke na parë, ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur dita e re më në fund do të nis, kjo do të ndodh për shkak të shumë grave të mrekullueshme, shumë prej të cilëve janë të këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa burra mjaft fenomenalë, që luftojnë shumë për të na siguruar që ata janë liderët të cilët mund të na dërgojnë në një kohë ku më askush s’ka nevojë të thotë “me too”, “përsëri”

Gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globe në një mbrëmje madhështore u vlerësua puna e yjeve të filmave dhe serialeve televizivë. Aktorja Nicole Kidman, mori çmimin e parë për rolin e saj në “Big Little Lies”. Mbrëmja magjike e së dielës ka vijuar me shpalljen e dhjetëra çmime për aktorët, filmat dhe regjisorët më të mirë.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet