Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg në mungesë! Avokatja: Do e apelojmë

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka dënuar në mungesë me 6 vite burg këngëtaren Fjolla Morina, e cila akuzohet për armë mbajtje pa leje. Prej muajsh, këngëtarja është në kërkim, pasi u arratis nga shtëpia në Kukës ku po jetonte, sepse fillimisht u la në arrest shtëpie. Këngëtarja zgjodhi që të arratisej së bashku me partnerin e saj, Fisnik Syla, vendim që i ka kushtuar shtrenjtë Fjolla Morinës. Report Tv mëson se gjatë seancës, prokurori Edmond Karriqi kërkoi 7 vite burg për armë mbajtje pa leje, teksa mbrojtja kërkoi ndëshkim me gjobë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Alma Ahmetaj dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi vendosi 9 vite burg, që me 1/3 e gjykimit të shkurtuar, do të bëjë 6 vite.

Avokatja e saj Aurora Guska e ka cilësuar si të padrejtë vendimin, duke njoftuar se do e apelojnë.

"Do ta ankimojnë. Fjolla Morina ka pasur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel", tha avokatja.

Ndonëse ishte në kërkim, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka publikuar foto nga udhëtimi i saj në Dubai apo dasma në Maldive. Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/03/2021 01:18

    Lidhuni me interpolin t'ia postojne surratin e ballsamosur kesaj plakes ne cdo aeroport te botes,sepse cingia ka per te fluturuar e kenduar si zogeza per //krunde//.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja