Fjolla Morina në telashe! Ndryshohet akuza nga armëmbajtje pa leje nën hetim për trafik armësh dhe municionesh
Fjolla Morina, armët e sekuestruara dhe biznesmeni Fisnkik Syla
Këngëtarja Fjolla Morina është marrë e pandehur nga Prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Vendimi për marrjen të pandehur të Fjolla Morinës, u mor pak ditë më parë nga organi i akuzës Kukës, e cila urdhëroi që Morina, i dashuri i saj Fisnik Syla dhe shoferi i këtij të fundit, Fitim Muji, të akuzohen për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municioneve” dhe jo për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve e municioneve”. Lajmi për marrjen të pandehur të tre personazheve të mësipërm, konfirmohet nga burime pranë akuzës së Kukësit.
Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”.
Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.
Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore.
Këngëtarja falsifikoi një eko, për të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit.
Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “arrest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës. /Tema
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për trafik armësh, shqiptari shijonte pushimet në Kolumbi, arrestohet nga policia
25 Janar, 13:24
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor 2024, 11:08
-
Trafiku i armëve/ Organizatori u kap në Kosovë! Në shtëpinë e tij në Kombinat iu gjetën municione! Pritet ekstradimi! Fotot e të arrestuarve në Tiranë (EMRI+ FOTO)
13 Dhjetor 2024, 11:24
-
Trafik armësh/ Shqipëri - Kosovë operacion të përbashkët! 14 të arrestuar, sekuestrohet arsenali! Në Tiranë vinin me autobusë, çmimi mesatar 1 mijë euro (EMRAT + FOTO+VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 10:52
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Zjarrfikësi i Këlcyrës dhe miku i tij trafik armësh, do i shisnin në Sarandë për bandat, vihen në pranga! VIDEO e pistoletave të mbështjella me qese
13 Shtator 2024, 16:35
-
VIDEO e arrestimit të Admir Tutaj në Kolumbi, fshihej me emrin Almirante: Anëtar i ‘Klanit Ballkanik’, furnizonte me armë mafian shqiptare në Angli
25 Gusht 2024, 15:36
-
Trafik armësh drejt Anglisë përmes Durrësit, arrestohet në Kolumbi njëri prej pjesëtarëve të grupit
23 Gusht 2024, 13:19
-
I fusnin brenda çiftelive, tavolinave dhe kolltuqeve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë dhe roli i secilit
3 Gusht 2024, 21:15
-
Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani: Titulli i 'The Sun’ keqinformues
3 Gusht 2024, 18:11
-
Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim
2 Gusht 2024, 12:09
Paguaj edhe gjykatesisn more budalle, jo vetem prokurorin
PërgjigjuBravo gjyqtari. Prokurorit i duhet terhequr pak veshi.
PërgjigjuMe kembe te mbare 2021 per kte trafikante qe ti boj disa vite burg qe tzej men si kjo dhe te tjeret se me armet qe trafikojne mbulojne me te zeza Nenat tona.
Përgjigju