Fjolla Morina pranon autorësinë e armës: E kisha harruar disa kohë më parë brenda në çantë

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip "Zoraki" dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

Pistoleta luftarake është gjendur në çantën e saj, dhe gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina, ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte harruar në çantë.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” - tha këngëtarja.

Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit për akuzën e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim, akuzë kjo që parashikon një marsh dënimi nga 10 deri në 20 vite burgim.

Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, rezikon një dënim që varion nga 7 deri në 15 vite burgim. Aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.

Ndërsa arma tjetër e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Policia arrestoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në makinë tip "Audi" Fjolla Morinën, dhe dy djemtë 29-vjeçarë F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S.,29 vjeç, banues për Belgjikë.

Të tre personave u janë marrë gjurmët e gishtave me qëllim krahasimin me gjurmët e gishtave që do gjenden tek pistoleta.

Pritet që ditën e hënë ose të martën, gjykata e Kukësit, të zhvillojë seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të ndaluarve.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2020 01:08

    0%-talent,0%-art,0 %-tru,100%-injorante ,100%-seks,100%-botoks plake 80vjecare,100%-make up plake 70vjecare,100%-street worker.Idiotja kujton se eshte e zgjuara e botes.Sa peshon nje arme + fisheket,qe te mos e dallosh?Nuk besoj ta kete me leje,por edhe sikur a e di kjo idiote qe lejen e armes duhet ta kete gjithemone me vete bashke me I.D.,edhe sikur armen te mos e mbash kurre me vete?

    Përgjigju
  • Gazmend: 20/09/2020 15:34

    Mos i hiku skenes shqiptare nje artiste madhe, shptesoj ligji3 te jet i drejt per te gjithe,kjo artistja madhe kishte nenshtetsi shqiptare? Pp te ishte qytetare e Shqiperis te denohet sipas ligjit shqiptar

    Përgjigju
  • Une: 20/09/2020 15:17

    Nuk ma mbush mendjen. Po e merr persiper te mbuloje boyfriendin. Te kaloje pak kohe ne birucë edhe do ndryshoje mendim

    Përgjigju
  • Shaban: 20/09/2020 15:06

    Ka harruar edhe ku i gjeti??? Le te rrije ca vite brenda se mbase i vjen kujtesa. K*rvat e m*tit.

    Përgjigju
  • Kiko: 20/09/2020 13:46

    Nderron shpesh cantat

    Përgjigju
  • Tosi: 20/09/2020 13:38

    Kjo laraske ka rrezik te harroje ndonje dite dhe te dale ne rruge me mbathje te vogla, shkurt tango dhe te ece serbes, hajde laraske hajde, si do beje per seks se kjo e do pernate dhe te ndryshem, hardallosje pa fund, tallava, eros, seks kjo eshte jeta e saj.nuk di me skuqur nje kokerr veze,,

    Përgjigju
    • tuna: 20/09/2020 14:41

      po ti o tos apo do kos?

  • Tafa: 20/09/2020 12:41

    Ta shohim drejtesin se na keni merzit jo spak jo ofl jo lesh jo pershesh ligji esht nga 7 vjet deri ne 15 vjet burg te shohim sa vjet do bej kjo . Pastaj mund te them qe drejtesia funksionon se na keni merzit ngelen tu u vra per dit

    Përgjigju
  • Vicidoli: 20/09/2020 12:41

    Edvin Rama duhet fut ne burg qe ndalon kengetatet . Ajo mbron me arme nderin dhe kanunin te dhportim Edvinin te vendosim Berishen kanunin

    Përgjigju
    • Une: 20/09/2020 15:16

      E ke shume te holle sarkazmen o shoku. Mezi kuptohet

  • Ja keshtu: 20/09/2020 11:57

    Cfare do rrene te thote kjo ligji eshte ligj. Cfare do me thene qe e kisha harruar ne çante. Si ne çante si ne shtepi ke mbajtur arme pa leje dhe do denohesh si gjithe te tjeret, edhe pse i ke jashte shale e cica, denimin do e vuash.

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 20/09/2020 11:43

    Vetem Milloshevici jua leronte nenat dhe baballaret ketyre.

    Përgjigju
    • maxhuphone: 20/09/2020 19:45

      Te besh apologjine e nje krimineli serb qe ka vrare qindra gra e femije shqiptare do te thote te jesh njesoj si ai dhe ne keto raste ka dhe ligj qe denon keto veprimtari mesa duket zoti karlo bolinjo nuk e ka mendjen te mesazhi qe jep me gazeten e vet.Te lejosh keto komente te ulta qe mesiguri sbehen nga shqiptare i bie te nxisesh urrejtjen dhe vellavrasjen ndermjet shqiptareve.Fatkeqesisht politika dhe shteti shqiptar kane vdekur sepse keto gjera denohen me ligj ne boten e qyteteruar ku sundon ligji dhe regullat e gazetarise e ku gazetaret sharlatane marin denim me gjobe te majme lekesh nese kalojne limitet e detyres se tyre sikurse lejimi i shkrimeve te tilla.

  • Hasan Pordha: 20/09/2020 11:09

    Me siguri kane ardhur per te kryer ndonje vrasje. Ajo qe thua ti se nderrova canten dhe nuk e dija qe ishte pistoleta aty dhe pallavra te tjera thuaja ndonje tjetri Atje ne burg do ta kendosh mire ate kengen A don me ma thy a don me ta thy.

    Përgjigju
    • Lolita bonita: 20/09/2020 11:46

      Haahhaahahgaha paska harru ne cante gjys kile pistolete,po thuaj qe ke mbrojt hajdaret e trafikut te armeve dhe e ke mar persiper veti se sta dhurun kot ate audin ata,po ka bole gjyqsori i gjen pritesit e armeve se ajo ka qen per trasport

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas