Fjolla Morina,nesër del përballë gjykatës, mjeku gjinekolog e konfirmon: Këngëtarja është shtatzanë

Fjolla Morina,nesër del përballë gjykatës, mjeku gjinekolog e konfirmon: Këngëtarja është shtatzanë

Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngetares Fjolla Morina, në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjari me 23 fishekë. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë. Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj. Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por rezident në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji. Të tre të arrestuarit do të dalin nesër në gjykatë, ku pa dyshim që do jetë trupi gjykues ai që do qartësojë nëse Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, do të lirohen apo do mbyllen në burg./ Përgatiti Elton Qyno


Lajmi kryesor:

Dosja e plotë e kapjes me armë të Fjolla Morinës, shoqërohej nga 29-vjeçari pronar i 5 hoteleve në Belgjikë! Këngëtarja 2 muajshe shtatzënë


B.K./k.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?