TIRANE - Vitin e Ri 2013 e ka mirëpritur edhe vogëlushja Fjona, e cila është bebja e parë e lindur në Shqipëri.
Fëmija i parë i vitit erdhi në jetë në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë.
Fjona u lind nga nëna fatlume, Silvana, e cila është banore e Tiranës.
Vogëlushja lindi në orën 00:05 të datës 1 janar 2013, ndërsa nga bluzat e bardha mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane.
Fjona lindi me peshë normale, 2.9 kilogramë dhe së bashku me nënë e saj gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.
FEMIJA I DYTE VOGELUSHI ROI
Vetëm pak minuta pas ardhjes në jetë të Fjonës, një tjetër bebe ka lindur në maternitet “Mbretëresha Geraldine” në kryeqytet. Fëmijë i dytë është një djalë, i cili është pagëzuar me emrin Roi. Fjona ka lindur vetëm 2-3 minuta më herët se Roi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com