Ndeshja Inter-Genoa e vlefshme për renditjen në tabelën e Serisë A në Itali është ndërprerë për shkak të tymueseve dhe flakadanëve të hedhur në fushë nga tifozëritë e dy ekipeve.
Ndeshja është ndërprerë rreth minutës së 18-të dhe po pritet qartësimi i fushëpamjes në mënyrë që të niset sërish loja.
Interi do të kërkojë me ngulm fitoren sonte për ta mbyllur vitin 2023 mbarë dhe në pozitën e parë në tabelë.
Komento