Flakadanë e zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Berisha, Bardhi e 4 deputetë të opozitës! S’lejohen të marrin pjesë nesër në seancën që do votohet buxheti

TIRANË- 6 deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare.

Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.

‘Deputeti Bardhi tentoi t'i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës.’- thuhej në kërkesën e PS-së.

Flamur Noka, Vokshi e Hoti nga socialistët evidentohen si “Grupi i Zjarrit”.

“Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Situata agravoi edhe më tej në momentin kur Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë. Gjithashtu deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadanë ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore.”- thuhej në kërkesën e PS.

Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.

Të 6 deputetët nesër nuk do të mund të jenë të pranishëm në seancën ku do të miratohet nen për nen buxheti 2024.

Emrat e deputetëve që u përjashtuan
Sali Berisha
Gazment Bardhi
Flamur Noka
Edi Paloka
Elda Hoti
Albana Vokshi

(Kliko këtu për dokumentin)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abel: 06/12/2023 19:13

    Pse nuk perjashtohen per gjithmon?

    Përgjigju
  • Deni: 06/12/2023 18:49

    Na cate trapin me keto masa e perjashtime…njerez pa karakter e dinjitet te gjithe juve!Edhe shkerdhata edhe te pabythe!! Plasini mer mrena legenat te na lejn rehat,vetem zjarr e digj karrige e ambiente me taksat tona…kush jeni ju mer te pabese? Te gjithe me vota te vjedhura aty,si majtas si djathtas se po te ishte per vullnetin e popullit asnje pale e shpifur nuk ishte aty!Do koshim fytyra te tjera me dinjitet jo pabuksa miliardere!!! Rrace e poshter!

    Përgjigju
  • Mico: 06/12/2023 14:37

    C far masa jane keto vetem perjashtim 10 dit nuk mjafton tju mbahet rroga te paguajne demet dhe te pergjigjen para drejtesis per venje zjari dhe tentativ per te djegur parlamentin Neser keta maskarenj te njenjten gje do bejne Ashtu si grupi i Lulit qe nuk vijne ne seanc dhe paguhen nga leket e Shqipetarve Masa me te renda duhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City