'Flakë në det’/ SPAK sekuestron pasuritë e 3 trafikantëve! Mes tyre, restoranti ‘Royal Blu’ i nipit të Gëzim Çelës, 4 gomone, makina dhe para

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 pasuritë e 3 trafikantëve, Gëzim Çelës, Nderim Çelës dhe të Arlind Ismailukajt të cilët u zbuluan në saj të operacionit policor dhe SPAK të koduar ‘Flakë në det’.

Mes 11 pasurive të sekuestruara, rezulton edhe restoranti ‘Royal Blue’ në zonën e Luginës së Patokut, vendi në cilin pasi kryhej shkëmbimi i drogës në det të hapur, shërbente si depo droge. SPAK ka sekuestruar 45 mijë euro, 2.5 mln lekë, 4 gomone si dhe 4 makina. Hetimi për këtë grup kriminal kanë nisur në 31 mars të 2023, ku në bagazhin e makinës së Armand Papës u gjet 41 kg drogë, ashtu siç raportoi dje gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Skema e trafikantëve në Fushë Kuqe:

Policia në bashkëpunim me SPAK kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm në det të hapur në zonën e Patokut. Ish polici Amarildo Ismailukaj u zbulua në saj të përgjimeve për komunikimet e tij të shpeshta me skafistin Arben Dalipajn (i vetmi që ja doli të arratiset më 15 gusht).

Ismailukaj jepte me qira gomonet me të cilat transportohej hashashi dhe në këmbim merrej kokaina, të cilën e sillnin nga Kepi i Rodonit 2 ukrainas (të arrestuar), shkëmbimi bëhej gjatë ditës, në det të hapur. Pasi bëhej shkëmbimi, skafisti Dalipaj shkonte të dorëzonte drogën e shkëmbyer (pra kokainën), në restorantin 'Royal Blue' në pronësi  Nderim Çelës nipit të Gëzim Çelës i cili ka edhe një resort në këtë zonë. Më pas, Ismailukaj shkonte në restorant për të marrë gomonet. Policia i gjeti 10 mijë euro në kroskotin e makinës, çka e shtyu të dyshonte se edhe ish polici ishte i përfshirë. 

Por teksa Gëzim Çelaj ishte në kërkim ndërkombëtar, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj përpos se ishte në dijeni se ku gjendej ‘baroni i drogës’ e shoqëronte atë dhe trafikantët e tjerë me makinë. Policia ndërhyri pasi bënë shkëmbimin në det, sapo i pikasën ukrainasit i kanë vënë flakën kanabisit ndërsa skafisti Dalipaj me pseudonimin ‘Kapelja’ u arratis, dyshohet se mori edhe kokainën.

Pasuritë e sekuestruara:

  • 1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
  • 2. Automjet i markës Volkswagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
  • 3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
  • 4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
  • 5. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
  • 6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
  • 7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
  • 8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
  • 9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
  • 10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
  • 11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023  në Fushë Kuqe  për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe  shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

Operacioni "Flakë në det" 
Më 9 tetor 2023
Arrestohet 

Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit
Në kërkim
1.Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe
2.Arben Dalipaj,  banues në Vlorë
3.Roland Guza, banues në Durrës
Në 15 gusht 2023
Arrestohen:

1.Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; 
2. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
3. Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
4. Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
5. Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
6.Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona