Flamujt kërkojnë ndihmë!!!
Historia nga 28 nëntori i 1923

Flamujt kërkojnë ndihmë!!! <br />Historia nga 28 nëntori i 1923
TIRANE - Muzeu Kombëtar u përurua me 28 nëntor 1923. Të paktën dy vite më parë kishte filluar puna për të gjetur dhe grumbulluar objekte me vlera historike dhe kulturore. Qarkore, thirrje popullsisë, dhurata të njëpasnjëshme, më të bukurat, ato më me vlerë, bënë të mundur që të sigurohej baza materiale e objekteve që do të ekspozoheshin për të dëshmuar ecurinë historike të kombit. Në këtë kuadër u dorëzuan në muze edhe disa flamuj të lidhur me ngjarje historike nga më të shënuarat e Shqipërisë. Nuk ishte një realizim i ?astit, por një punë e kujdesshme në hullinë e gjashtëmbëdhjetë vjetëve.
Në vitin 1946 të gjitha objektet e Muzeut Kombëtar, duke përfshirë edhe flamujt, i kaluan Institutit të Shkencave. Që andej, me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, fondit etnografik të Instiutit të Histori-Gjuhësisë. Sot, thuajse të gjithë ruhen në QSA.

Po i paraqesim shkurt.

Flamuri më i vjetër është fetar, turk. Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Shtetit, atë e ka dorëzuar Komuna e Petrelës në dhjetor të vitit 1938 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila i a ka kaluar Ministrisë së Arsimit, për ta vendosur në Muzeun Kombëtar. Historia e tij vjen nga përshtypjet e trashëguara e të ruajtura për gjashtëdhjetë vjet në kujtesën e pleqve të Petrelës. Lidhet me ngjarje lavdije, që tregohen me kureshtje në bisedat e miqve pranë zjarrit. Flamuri ruhej deri në atë kohë në tyrben e Jusuf Pashës. Fshatarët kishin një besim të madh në fuqinë e tij të mbinatyrshme, dhe mendonin se ajo ushtri që e mbante në krye, mund t'i ipte dërmën dhe arratinë ?fardo force armike. Dhe ja ku në shekullin e nëntëmbëdhjetë erdhi rasti për ta provuar. Në 1880 Kongresi i Berlinit vendosi që Plava dhe Gucia t'i ipeshin Malit te Zi. Lidhja e Prizerenit dha kushtrimin. Atëhere parija e Petrelës, e prirur nga ky flamur, shkoi në Shkodër për të ndihmuar në mbrojtjen e trojeve shqiptare. Kjo ndodhi në janar të vitit 1881. Gjesti i dhurimit përjetësoi Petrelën në stendat e muzeut. Flamuri është i madh, por se sa nuk e dimë. Ajo që ka ardhur deri sot mbas dëmtimeve që dëshmohen nga arnat, sidomos nga një përmbytje kalbëse, arrin të shtrihet në jo më pak se dy metra e dyzet centrimetra dhe një e shtatëdhjetë në gjerësi. Janë qepur tre pelhura të pambukta për të formuar sipërfaqen. Në të ka patur dy, ose tre rradhë shkrimesh. Ai i ruajturi ka fjalët e Kuranit "La i la e ilallah". Të tjerët nuk kemi arritur t'i rindërtojmë, megjithëse punuam ndonja një javë rresht. Me sa duket do të duhen muaj të tërë! Kurse për restaurimin, që të bëhet i ekspozueshëm, do të duhet puna e një ekipi të kualifikuar për ndonja tre vjet! Mirëpo ka një problem: historianët nuk para e kanë me qef, sepse është fetar dhe jo kombëtar. E ?farë t'i bëjmë qënies tonë në një perandori që të priste kokën për shqiponjën dykrenore? Në fund të fundit kjo ka qenë rruga e zhvillimit të historisë sonë!
Flamuri i dytë për nga vjetërsia dhe i dokumentuar në arkiva, ka qenë ai i shoqërisë "Dëshirë" i Sofies. Është qëndisur nga Polikseni Lubonja në vitin 1904. Fusha e tij është dy ngjyrëshe, e kuqe dhe krem. Në mes ndodhet shqiponja, e nën të shkrimi:

SHOQËRIA E SHQIPËTARËVET "DËSHIRË"
FILLUAR MË 1 KOLLOZHEG 1893 NË SOFJE

Ky flamur u soll në Shqipëri në vitin 1930 nga një përfaqësi e Federatës Shqiptare "Dëshira". Në Arkivin e Shtetit ruhet një dokument me datë 22 maj 1930, ky thuhet se Ahmet Zogu i a dhuroi Muzeut Kombëtar, "që kështu të jetë shembëll vullneti e patriotizmi për brezin e ri t'ardhëm". Sot ai është i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.
I treti është flamuri që duka i Monpansierit i dhuroi Ismail Qemalit aty nga fundi i marsit te vitit 1913, kur ndodhej për një vizitë në Vlorë. Është i ndërtuar nga qepja bashkë e dy pëlhurave te leshta për të formuar madhësinë një metër e dyzet e pesë me nëntëdhjetë e pesë centimetër gjerësi. Në mes të fushës është stampuar me bojë të zezë shqiponja dy krenore me krahët e ngritur përpjetë. Është ndër flamujt më të rëndësishëm që trashëgon Shqipëria nga e kalura e saj. Mbas humbjes se flamurit të pavarësisë… Është vetëm katër muaj më vonë! U valavit disa muaj në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës. Dielli, lagështia dhe kripa e detit kanë shkaktuar brishtëzimin e copës. Ngjyra nuk është më aq e kuqe, por e zbehur. Vende-vende është dëmtuar nga valavitja. Kur në 1914 Ismail Qemali u largua nga Vlora, e mori me vete si kujtim të çmuar. Me këtë flamur u mbulua arkivoli i tij në varrimin e parë në 1919 dhe në rivarrimin në Sheshin e Flamurit në 1932. I biri, Et'hemi e dorëzoi për tu ruajtur në muze në vitin 1933. Fillimisht e cilësoi edhe si flamurin e Pavarësisë, por më vonë u vërtetua, se jo.
I katërti është flamuri i Bandës Kombëtare Vatra. Është realizuar në një pëlhurë të kuqe mbi të cilën është pikturuar me varak të verdhë lira dhe është shkruar:

BANDA KOMBËTARE VATRA
DHURATË NGA SHOQËRIA DRENOVARE BASHKIMI 1918

Me 30 dhjetor të vitit 1917 shoqëria drenovare "Bashkimi" vendosi që t'i dhuronte Bandës Vatra një flamur, e për këtë mblodhi edhe paret e nevojshme. Flamuri u realizua në vitin 1918. Në vitin 1920, kur me kërkesën e qeverisë së Sulejman Delvinës erdhi në Shqipëri Trupi Vullnetar së bashku me Bandën Vatra, morën me vete edhe këtë flamur, i cili i parapriu Bandës në rrugëtimin e saj nëpër Shqipëri gjatë kohës së lirimit të saj nga ushtritë pushtuese, madje ka qenë edhe në Luftën e Vlorës. Flamuri dhe disa instrumente muzikore të Bandës i u dorëzuan Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar me 30 qershor të vitit 1939 nga sekretari i Bandës Ushtarake, kapteri Aleks Lubonja.
Pastaj renditet flamuri i shoqërisë "Djelmënia" e Stambollit. Është realizuar me mëndafsh të kuq dhe ka të pikturuar nga të dyja anët shqiponjën dykrenore dhe poshtë saj fjalët e shkruara:

RROFT SHQIPNIA.
1 GUSHT 1919
Nga të katër anët i varen xhufka kuq e zi. Data tregon themelimin e shoqërisë. Ky flamur është dorëzuar në vitin 1930 nga kryetari i komunës së Voskopojës Riza Drini.
I gjashti është flamuri i përdorur në ?lirimin e Vlorës në 1920. Ai është i kuq, i madh, me thekë të verdha anash, me kravatë dhe me një shqiponjë të zezë të stilizuar ndryshe nga ato që kemi parë zakonisht. Etiketa e qepur tregon se flamuri është realizuar në Napoli. Në një dokument identifikues që ruhet në Arkivin e Shtetit, ku numurohen flamujt historikë të Muzeut Kombëtar, shkruhet: "Një flamur të mëndafshtë me theka të arta dhe me kravatë të kuqe, që na u dorëzua nga Ministërija e Arësimitë të 30në të Dimëruarit 1932. Shënimet që kemi mbi të thonë se ky flamur qe shtëllitur në Vlorë ditën që qyteti u lirua nga ushtërija e huajë."
Në inventarin e Muzeut bënin pjesë edhe pesë flamuj të ushtrisë shqiptare, të dorëzuara me urdhër të Zogut me 20 maj 1932 nga "Kumanda e Mprojtës Kombëtare". Këta janë flamujt e batalioneve "Sulmues", "Shkumbini", "Erzeni" dhe "Vjosa". Janë përdorur gjatë viteve 1927-1928 në bazë të organizimit të ushtrisë shqiptare gjatë asaj kohe. Në vitin 1928 u bë një riorganizim i ushtrisë dhe flamujt u zëvendësuan. Dorëzimin e bëri kolonel Aqif Përmeti, në krye të një kompanije këmbësorësh, në prani të bandës ushtarake, të gjithë të veshur me uniformën e madhe. Flamujt janë të gjithë njëlloj, me mëndafsh të kuq, ku në mes është qëndisur shqiponja dykrenore, ndërsa anash kanë një shirit trekëndshash të zij. Flamujt kanë kravatën gjysëm të kuqe, e gjysëm të zezë, në të cilin është shkruar emri i batalionit. Flamuri i pestë është prej cope të kuqe, natyrisht me shqiponjë, të ndryshme nga e flamujve të tjerë, nën të cilën është shifra 6, që tregon një nënrepart. Shqiponja dhe trekëndëshat anash janë të stampuar me bojë të zezë.
Flamujt e përmendur më sipër kanë historinë e tyre të shkurtër, të ruajtur në dokumente në Arkivin e Shtetit. Mirëpo në fondin etnografik, ku kaluan këta flamuj, ka edhe disa të tjerë, të cilët nuk përmenden në dokumente të Muzeut Kombëtar. Historia se si janë bërë pjesë e trashëgimisë historike është akoma e pa sqaruar plotësisht. Enigma duhet të fshihet në kohën se kur ata kanë hyrë në muze. Sepse Muzeu Kombëtar është krijuar në vitin 1923, e ata mund të jenë dorëzuar për ruajtje përpara kësaj kohe. Kjo është me sa duket edhe arsyeja se pse mungojnë në dokumentacionin e muzeut. Megjithatë po i përmendim, duke shpresuar në gjetjen me kohë të origjinës së tyre. Madje, di?ka gjetëm këto ditët e fundit.
Më i vjetri në këtë grup është flamuri i Shoqërisë "Drita" e Bukureshtit. Në flamurin e kuq është shkruar me varak të verdhë:

SHOQËRIA E SHQIPËTARËVET "DRITA"
PËR MËSIMNË SHQIP
FILLUARË NË BUKURESHT 1884 SHËNDREUT 16

Flamuri i madh është tepër i ruajtur, më mirë nga të gjithë të tjerët dhe të jep përshtypjen e një flamuri të mbajtur mbyllur dhe pa pjesmarrje në aktivitete. Ka një dyshim jo shumë të rëndësishëm për këtë flamur. Në vitin 1920, kur Spiridon Iloja futi nga Amerika flamuj të ngjashëm me atë të variantit kombëtar, u riprodhuan edhe flamuj të kësaj shoqërie. Mundet që në këtë rast të kemi të bëjmë me një riprodhim. Megjithatë urojmë që të jemi gabuar në këtë arsyetim.
Mbas këtij vjen flamuri i Princ Vidit. Është flamuri origjinal princor dhe jo i shtetit shqiptar. Flamuri është i stampuar në një pëlhurë të hollë e të leshtë. Shqiponja është karakteristike e Princ Vidit. Në barkun e saj është stema e familjes, palloi blu, në fushë të verdhë. Na vjen tepër i dëmtuar nga valavitja e fuqishme, gjë që na bën të mendojmë se mund të ketë qenë në direkun e jahtit të Princit. Një tjetër dëmtim është shkaktuar nga dielli, lagështia e ardhur nga deti dhe kripa, që kanë brishtëzuar të gjithë copën, madje edhe e kanë ?'ngjyrosur. I treti në këtë grup është flamuri i Kongresit të Lushnjes, që mban vulën identifikuese. Mëndafshi në të cilin është realizuar është tepër i shpërbërë dhe në një gjendje kritike, kurse shqiponja karakteristike e asaj kohe, prej mëndafshi natyror dhe e qepur mbi fushë, ruhet mirë.
Janë edhe dy flamuj të tjerë, njëri i leshtë, për të cilin mendojmë që të jetë përdorur nga qeveria e Vlorës gjatë vitit 1913, por që duhen edhe dokumente të tjerë plotësues dhe tjetri, i zbuluar së fundmi, i madh, me thekë anash, me shqiponjë të asaj kohe, në barkun e të cilës është pikturuar një shqiponjë më e vogël. Të tillë flamuj konsiderohen të Aladro Kastriotit. Ajo që e bën më tërheqës këtë flamur është fakti se shqiponja është ripikturuar, duke i ndryshuar përmasat dhe duke fshirë linjat e bardha të kontureve të saj dhe të shqiponjë së vogël. Pse? Do të duhet punë për të zbuluar enigmën!

***
Pyetja më kryesore që lind për këta flamuj është: a do t'i trashëgojë Shqipëria? Një pyetje e rëndë! Neglizhenca na ka varfëruar, ndryshe do të kishim flamuj për të gjitha ngjarjet. Flamujt që trashëgojmë akoma, në përgjithësi janë tepër të dëmtuar nga përdorimi, koha dhe mungesa e kushteve optimale të ruajtjes, apo e thënë në gjuhën teknike, konservimit. Për disa, si p.sh. për atë të Kongresit të Lushnjes, të Princ Vidit, etj. gjendja është katastrofike. Ata lëshojnë thërrime nga trupi i tyre aq herë sa lëvizen. Për t'i shpëtuar duhet patjetër ndërhyrja e specializuar laboratorike. Puna me ta ka filluar në vitin 1998 dhe vazhdon akoma, me ndërprerje të herë pas herëshme, të shkaktuara nga vështirësitë teknike. Ajo që është bërë në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë të ish Institut të Kulturës Popullore, nuk ka të paguar! Por nuk mjafton. Tani është rradha e proceseve të përforcimit konservues, një punë tepër e lodhëshme, e ngadalëshme dhe e madhe. Do të duhen vite të tëra të një pune intensive për t'i shpëtuar. A e dinë ministritë këtë? Po, e dinë! Dhe nuk ka justifikim për të mos miratuar projektet për shpëtimin e tyre. Është një ?ështje e një urgjence të jashtëzakonshme!

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit RILINDASI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi