Flamur Noka kërkon dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, edhe pse drejtësia italiane e liroi nga akuzat djalin e tij

Flamur Noka kërkon dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, edhe pse drejtësia italiane e liroi nga akuzat djalin e tij

Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Kërkesa e Nokës vjen një ditë pas Sali Berisha tha se djali i ministrit të Brendshëm, Endi Çuçi  është përfshirë në kontrabandë ilaçesh dhe pacientes, ndërsa sipas drejtësisë italiane ndaj tij nuk janë ngritur akuza.

Megjithatë sipas Nokës, Endi Çuçi ka mashtruar në falsifikimin e dokumentave mjekësore për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për të mashtruar sistemin shëndetësor Italian. Vetëm kaq mjafton, shton Noka dhe Çuçi, mban përgjegjësi politike dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Noka, kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pasi thotë se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë Covid 19.

Shqipëria ka vuajtur mjaft nga titujt e mediave të huaja për ministra të brendshëm të qeverisë së Edi Ramës, që kanë ndihmuar drejtpërdrejt trafikantët e drogës ose kanë mbuluar veprat kriminale të vëllezërve trafikantë droge.  Bledi Çuçit i takon të tregohet më i përgjegjshëm se paraardhësit e tij! Dorëheqja është më e pakta që mund të bëjë për të mos ia nxirë edhe më shumë faqen vendit", ka thënë Noka. 

Ish-gruaja e Bledi Çuçit, Zhaklina Peto, në një reagim në rrjetet sociale përgënjeshtroi akuzat dhe ka publikuar fashikullin e hetimit të drejtësisë italiane, ku thotë se ajo dhe djali i saj nuk kanë probleme me drejtësinë në Itali.

‘Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”- thuhet në dokumentet e drejtësisë italiane.

Po ashtu Peto, sqaron se djali i saj punon që prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani, ndryshe nga sa thotë Sali Berisha, se punon në KLGJ.

Kujtojmë se aktiviteti i grupi kriminal në Itali u godit nga Njësia Interforze, në bashkëpunim me SPAK dhe Antimafian italiane. Report Tv siguroi dosjen hetimore të autoriteteve italiane që tregonte se mjekë shqiptarë në Tiranë si dhe infermierë që punonin në Itali dhe që ishin me origjinë shqiptare kishin ngritur rrjetin. 

Korruptoheshin drejtues spitalesh, shefa pavionesh, roje e recepsionistë në Itali. Ndër ilaçet e shtrenjta marrë falas në Itali dhe shitur në shqip rezulton, "Clexan", që është hollues gjaku përdorur masivisht përgjatë COVID  19. Transporti masiv i lekëve dhe ilaçeve pacienteve bëhej me autobus.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen