TIRANË-  Tirana është solidarizuar me viktimat në Izrael pas sulmit nga militantët e Hamasit. GFodina e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” është mbuluar nga flamuri i Izraelit në shenjë mbështetje në këtë situatë të vështirë që po kalon.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ndarë foton ku duket flamuriizraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë. Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.

‘Shqipëria qëndron me IZRAELIN

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.’- shkruan Rama.

Mbrëmjen e sotme janë evakuuar 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi ndërsa ministria e Jashtme njofton se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Prej dy ditësh, Izraeli është nën sulmin e dirigjuar nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës . Deri më tani janë mbi 700 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 413 palestinezë dhe 2300 të plagosur.