Sot mbyllet java e 14 e kategorisë superiore në kampionatin shqiptar të futbollit me 5 ndeshjet e mbetura. Në Tiranë bardheblutë vijnë pas një merkatoje relativisht të suksesshme pasi kanë afruar disa futbollistë cilësorë mes të cilëve është sulmuesi Fortunat dhe Gilman Lika që vendosi që të mos largohet.
Ndërsa elementët e tjerë që u afruan më tepër se për tani janë një kontigjent i mirë që mund të shfrytëzon në të ardhmen. Përballë beratasve janë të favorizuar në letër për të marrë maksimumin. Tomorri kërkon që të mos dalë pa pikë nga 90’ minutëshi, por do të jetë shumë e vështirë që të arrijë objektivt. Kukësi udhëton drejt Gjirokastrës me një synim që të marrë pikët e plota për të shpresuar të zona e Evropës.
Në Durrës janë përballë dy dështakët e kupës, të besuarit e Maganit u eleminuan nga kompeticioni, ndërsa për Shkumbinin kupa u harrua shumë kohë më parë, por duket se edhe kampionati është në të njëjtën rrugë. Kastrioti-Apolonia do të masin forcat në një moment jo shumë të favorshëm.
Ndërsa Flamurtari vjen pas disa ndryshimesh me një fytyrë të re dhe skema dhe elementë të rinj. Afrimet e janarit dhe optimizmi i trajnerit Gjoka janë përballë ‘maces së zezë’ ballshiote që gjithmonë i ka hapur telashe edicionet e fundit.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com