Rrufe në qiell të hapur tek Flamurtari. Me vendim të klubit janë larguar të gjithë futbollistët e superpaguar. Në këtë mënyrë skuadra e Flamurtarit është zyrtarisht në krizë financiare. Presidenti i skuadrës vlonjate ka njoftuar largimin e të gjithë futbollistëve me paga të larta për të reduktuar shpenzimet.

Praktikisht, të gjithë emrat e njohur, formacioni bazë i skuadrës dhe disa rezerva do të largohen nga kuqezinjtë. Nuk do të jenë më pjesë e skuadrës vlonjate lojtare si Memelli, Muzaka, Zeqiri, Lena apo edhe lojtarët e afruar vetëm pak ditë më parë si Dushku, Smajli e Ilion Lika. I kontaktuar ne telefon nga A1Report, trajneri Ernest Gjoka ka konfirmuar vendimin e klubit për të larguar futbollistët e superpaguar, ndërsa ende nuk e ka vendosur nëse do të qendrojë apo jo në krye te bankinës së Flamurtarit.

Pas këtij vendimi të papritur, sulmuesi Migen Memelli shkruan ne FB “Me keqardhje po largohem nga Vlora, qyteti që adhuroj dhe ku gjeta miqësinë e shume njerëzve. Personalisht jam njeri i kuptushëm dhe për këtë s’bëj me faj askënd për situatën në të cilën po ndodhemi.
Do jeni në zemrën time gjithnjë dhe sdo ju haroj kurrë”.

Sezoni 2013/2014 do të nisë me të rinjtë e Flamurtarit dhe me objektiv të ndryshuar. Ndërsa sezonet e fundit objektivi ka qenë mes vendeve të para të kampionatit, pse jo edhe fitorja e titullit, të rinjve do t’u kërkohet vetëm ta mbajnë në kategorinë e më të mirëve skuadrën e tyre