Flamurtari në rënie të lirë, Moçka
dëmtohet rëndë, Kukësi barazon
Flamurtari ka prekur fundin e renditjes këtë edicion në Superligë përmes një paraqitje mjaft të dobët që lë shumë për të dëshiruar.
Flamurtari ka prekur fundin e renditjes këtë edicion në Superligë përmes një paraqitje mjaft të dobët që lë shumë për të dëshiruar. Humbja e radhës e vlonjateve ka ardhur përballë ekipit të Besës, brenda në Kavajë me rezultatin e pastër 2-0. Por përvec humbjes së tre pikëve, Flamurtari mori edhe një goditje të madhe, pasi portieri Shpëtim Mocka pësoi një dëmtim të rëndë duke u larguar nga fusha në gjendje të rëndë. Në minutën e 15 gjatë një aksioni të vendasve, Mocka humbi për disa minuta ndjenjat pas përplasjes me sulmuesin Fatjon Sefa. Për disa momente stadiumin Besa e pushtoi heshtja e thellë dhe një ndjenjë paniku, por Mocka u përmend dhe më pas u dërgua menjëherë për në spital për një mjekim më të specializuar. Pas shtatë minutave ndërprerje të lojës në vend të Mockës në fushë u hodh Xhelilaj.
Largimi i Mockës solli edhe ndikim në fushën e lojës, pasi pikërisht në aksionin e radhës erdhi goli i avantazhit të Besës nga Sefa. Flamurtari mundohet të reagojë pas golit me Pepën, por ‘gardiani’ vendas nuk lejon prekjen e rrjetës. Vlora ngulmon akoma më shumë në pjesën e dytë, por edhe fati nuk është me kuqezinjtë e Gjokës që humbasin disa raste dhe bashkë me ta edhe qetësinë në fushë.
Në të 63’ në një kundërsulm të shpejtë Besa me Bernard Berisha që pason për Gurin, e cili e devijon topin për në rrjetë duke vulosur fitoren e parë në kampionat. Një tjetër ndeshje dramatike është zhvilluar edhe në Ballsh, por këtë herë në aspektin sportiv, pasi gjatë 90’ nuk ndodhi asgjë me rëndësi, ndërsa në dy minutat shtesë u realizuan dy gola.
Naxhi Shensoji debutoi me Kukësin me një barazim të hidhur pas barazimit 1-1 me Bylisin. Popovic kaloi në avantazh verilindorët në minutën e parë shtesë, por pa kaluar 60 sekonda Izuciku vuri baraspeshën. Ndërsa sfida e Krujës mes Kastriotit dhe Lushnjes përfundoi 2-0 për vendasit me gola të Ferrajt dhe Malindit.
Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të kësaj jave mes ekipeve të Teutës dhe Vllaznisë dhe ndeshja tjetër është mes Skënderbeut dhe Lacit. Ndërsa derbi i shumë pritur mes Partizanit dhe Tiranës është vendosur nga FSHF që të zhvillohet më datë 12 tetor në orën 20:00 të mbrëmjes në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45