Finalja e Kupës së Shqipërisë u luajt pasditen e së dielës midis Flamurtarit dhe Kukësit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” e cila u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të djemve të Ernest Gjokës.
Ndeshja, e cila startoi nën vërshëllimën e arbitrit Enea Jorgji, nuk pati spektaklin e pritur nga të dyja anët e tifozerisë, që për nga numri ishin të shumtë në shkallët e stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.
Pas një pjese të parë me intensitet të lartë nga ana e të dy ekipeve, duhet të prisnim minutën e 44-t të për të parë golin që vendosi fatet e këtij takimi. Ishte Arbër Abilaliaj, sulmuesi Vlonjat, I cili shënoi golin e vetëm të takimit, që i dha fitoren Flamurtarit dhe të drejtën për të ngritur Kupën e 4-t në historinë e këtij klubi.
Nga ana tjetër, Kukësi u mundua deri në minutat e fundit të takimit, por nuk mundi të realizojë të paktën një gol.
Djemtë e Starovës largohen nga kjo finale pa e provuar ndjesinë e fitores së Kupës, që do të ishte për herë të parë në historinë e tyre.
Me fitoren e sotme Flamurtari ngre trofeun e pestë në historinë e saj dhe i katërti për Kupën e Shqipërisë. Ata janë shpallur kampionë të Shqipërisë në sezonin 1990-1991, ndërsa e kanë fituar Kupën e Shqipërisë edhe tri herë të tjera në sezonet 1984-1985, 1987-1988 dhe 2008-2009.
Përplasjet mes tifozëve
/Shqiptarja.com

VIDEO